Shqipëria

Hapen klinikat dentare, lokalet & qendrat tregtare: Ja plani për 3 javët në vijim

Shkruar nga Anabel

1 Maj 2020

Hapen klinikat dentare, lokalet & qendrat tregtare: Ja plani për 3

“Plani në vijim do të ndryshojë nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht,” njoftoi kryeministri Rama në Facebook, ku bëri me dije edhe planin për tri javët e ardhshme.

Nga data 4 maj:
- do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase, me vetëm dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.
- të riatdhesuarit që banojnë në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë.

Hapen klinikat dentare, lokalet & qendrat tregtare: Ja plani për 3

Nga data 11 maj:
- do të hapen me protokolle strikte: parukeri, berberë, klinika dentare dhe dyqane në qendrat tregtare.
- do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 05:00-17:30.

Hapen klinikat dentare, lokalet & qendrat tregtare: Ja plani për 3

Nga data 18 maj: do të hapen bar/restorantet deri në orën 17:30 vetëm në mjediset e jashtme.

Hapen klinikat dentare, lokalet & qendrat tregtare: Ja plani për 3