Për njëri-tjetrin

Ndihmoni 39-vjeçaren që jeton në varfëri ekstreme së bashku me 3 fëmijë të vegjël

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2020

Ndihmoni 39-vjeçaren që jeton në varfëri ekstreme së

Prej tre muajsh, Rufia, nga fshati Gorishov i Fierit, jeton në varfëri ekstreme së bashku me tre djemtë e vegjël. Humbja e bashkëshortit ia ka vështirësuar më tepër jetesën 39-vjeçares.

Ndihmoni 39-vjeçaren që jeton në varfëri ekstreme së

“Humbja e babait për tre fëmijët është shumë e rëndë. E kërkojnë çdo natë. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkri. E çuam në spital, atje i bënë biopsinë dhe e nxorën me kancer në mushkri. Do mundohem të bëhem e fortë se këta janë tre dhe janë shumë të vegjël. T’u jap ngrohtësi që të rriten, sepse kushte të tjera nuk kam. Shumë e vështirë është jetesa, borxhe të mëdha kam për të shlyer. E vetmja e ardhur e imja është përkrahja sociale, 5700 lekë. Më thanë që fëmijët nuk e përfitojnë statusin e jetimit, pasi burri nuk ka pasur sigurime në shtet. Edhe punësim nuk ka, pasi shkova të kërkoja te ish-komuna dhe atje më thanë që nuk kanë vende pune. Por çfarë do t’u jap unë fëmijëve për të ngrënë derisa të hapen vendet e punës. Sa do të na ndihmojnë njerëzit, të gjithë kanë hallet e veta.”

Nëse keni mundësi të ndihmoni sadopak, kontaktoni me “Fundjavë Ndryshe”.