Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

3 Maj 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Një projekt pune (që do t'ju lejojë të vendosni vulën tuaj të kreativitetit) do të përfundojë rreth 7 majit. Ky projekt do të pritet me shumë entuziazëm, shtoji kësaj faktin që Neptuni dhe Hëna e Plotë do të jenë në harmoni të plotë. Do t'i ndjeni frytet e punës sapo ky projekt të dalë në dritë. 

Keni shpenzuar shumë energji gjatë kësaj kohe, prandaj fundjavën e 9-10 majit mendoni për të pushuar. Përsa i përket karrierës, gjatë kësaj kohe mund të jeni duke punuar rreth një libri që doni të publikoni ose po merrni leksione aktrimi. Prisni datat 12 maj deri në 27 qershor që shtëpia juaj e nderimeve, çmimeve dhe arritjeve të ndriçojë si kurrë më parë gjatë 2 viteve.

22 maji do të jetë një datë e rëndësishme për Binjakët sepse Dielli, Afërdita dhe Mërkuri do të jenë në shenjën tuaj, që do të thotë se qëndra e vëmendjes do të jeni ju. Prisni të merrni të ardhura nga një komision, bonus apo një liçensë. Do të keni ndihmën e Saturnit për t'i forcuar të ardhurat tuaja dhe për t'i shpenzuar/investuar me kujdes.

Afërdita do të jetë në prapavijë nga 12 maji në 24 qershor, prandaj përsa i përket jetës romantike merrni gjithë kohën që ju duhet. Prapavijën do ta ndjeni pak më shumë se të tjerët, prandaj kujdes me ndëryrjet në pamjen e jashtme. Mos bëni botox apo ndryshme të dukshme gjatë kësaj periudhe. Nëse doni të ndryshoni diçka bëjeni nga data 1-7 maj. Nëse jeni single do të njihni dikë në rrjete sociale, por merreni me ngadalë.

Ky është muaj i lumtur për ju. Më 24 maj do të dëgjoni lajme të mira që lidhen me arritjet tuaja profesionale, kurse më 22 maj, Hëna e Re do t'ju nxjerrë shumë mundësi të reja në sipërfaqe.

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Fillimi i majit duket premtues, falë Hënës së Plotë të 7 majit në shtëpinë tuaj të 5-të, atë të dashurisë. Neptuni do të jetë në këndin perfekt atë ditë dhe gjatë fundjavës në datat 8-10 maj. Nëse jeni single dhe keni qenë duke njohur njerëz të rinj, gjatë këtyre ditëve mund të shihni një ndryshim të madh, prandaj shfrytëzojini për të marrë një vendim. 

Nëse jeni single, por s'po dilni në takime të reja, prisni t'ju japim një lajm të mirë. Falë rrjeteve sociale apo një miku të përbashkët mund të takoni dikë, që do t'ju pëlqejë shumë. Gaforret e martuara apo ato që janë në një lidhje do të diskutojnë gjatë në lidhje me lindjen e një fëmije, ose nëse keni një të tillë do të merrni vendime të rëndësishme që lidhen me rritjen e tij/saj.

Partneri juaj në biznes,që mund të jetë ose agjenti, publicisti apo menaxheri me të cilin punoni drejtëpërdrejtë, ka hyrë në një periudhë prosperiteti dhe ju e keni vënë re. Nëse keni patur ndonjë dyshim apo mosmarrëveshje me të në fillim të vitit, ato tani janë zbehur ose i konsideroni të parëndësishme.

Gjatë prillit jeni përballur me shpenzime të shumta, duke ju bërë të shqetësoheni në lidhje me të ardhurat, por prisni deri më 12 maj, pasi zhvillimet e reja do t'ju bëjnë të lumtur. Duke filluar nga 1 qershori do ta gjeni veten në një tjetër nivel përsa i përket financave dhe siç mund ta keni vënë re që nga java e kaluar, keni filluar t'i keni më shumë nën kontroll të ardhurat tuaja.

Nga 12 maji deri në 27 qershor, do të ndiheni më pak në ankth në lidhje me paratë. Kjo periudhë do të ishte ideale për ca pushime, por tani diçka e tillë s'është e mundur. Tani, duhet të ëndërroni për një të ardhme të lumtur, dhe të imagjinoni për planin e radhës që do të vihet në zbatim sapo karantina të marrë fund.

Dëshira juaj për eksperienca të reja dhe zgjerimit të horizontit do t'ju bëjë t'i ktheheni shkollës ose kurseve online. Mund të merrni një ftesë për një aktivitet social nga një miku juaj. Pranojeni, por mos harroni të mbani distancën sociale të kërkuar.

Me Afërditën në prapavijë, planet që lidhen me shtëpinë, pjesëtarët e familjes, apo evente të tjera sociale, do të shtyhen. Fundi i majit, është koha e duhur për të pushuar, në mënyrë që të përgatiteni për ndryshimet e javëve në vazhdim.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.