Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

3 Maj 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Luani dhe Virgjëresha

Reputacioni juaj në punë po rritet ditë pas dite, prandaj bëhuni gati për ditë të arta në karrierën tuaj në vazhdim. Ditë spektakolare për progresin tuaj profesional do të jetë 14 maji, datë në të cilën do të merrni ndihmë nga njerëz të fuqishëm.

Një tjetër ditë e veçantë do të jetë 17 maji, kur Jupiteri, planeti i fatit të mirë do të jetë në një drejtim me Diellin. Në këto data 14 dhe 18 maji do të jenë ato më me fat. 

Me gjithë lajmet e reja që lidhen me punën, do të jetë e thjeshtë të neglizhoni aspektet e tjera të jetës suaj. Në 7 maj (plus/minus 4 ditë), vëmendja juaj do të kthehet tek një çështje shumë e rëndëishme që lidhet me shtëpinë ose familjen tuaj. Nëse po bëni rinovime, është koha e duhur.

Nga data 12 maj deri në 27 qershor, prisni të keni shumë shpenzime. Mund t'ju duhet të merrni borxh, ose të shpenzoni më shumë se zakonisht nga karta e kreditit. Gjithsesi, para do të vijnë në dorën tuaj, kështu që mbani shënim datën 24 maj.

Ndërkohë, në një tjetër skaj të qiellit Afërdita hyn në prapavijë nga 12 maji deri në 24 qershor. Prandaj, edhe nëse mendoni se gjërat janë në rregull me punën tuaj, do të duhet t'i rishikoni apo ndryshoni drejtimet në lidhje me një projekt apo objektiv që doni të arrini.

22 maji do të jetë ditë e mirë. Do të ndjeni një rizgjim të ëndrrave, pasionit, shpresave dhe dëshirave. Ky muaj do të realizojë gjithashtu një dëshirë që është shumë e veçantë për ju. Mos nisni asnjë romancë gjatë kohës që Afërdita është në prapavijë. Dashuria për ju do të shkëlqejë në fund të korrikut, fillim të gushtit.

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Luani dhe Virgjëresha

Ky muaj është shumë i rëndësishëm përsa i përket karrierës suaj. Gjërat nuk do të dalin në sipërfaqe deri në fund të muajit, prandaj keni kohë deri në 22 maj për të rishikuar CV tuaj, apo për të bërë veshjen e duhur për intervistat e reja të punës (qofshin online ose jo). Pas 22 majit do t'ju shfaqen pafund mundësi të reja në aspektin profesional.

Duhet të përfitoni nga gjithë kjo energji plot avantazhe në karrierën tuaj, që vjen menjëherë pas Hënës së Re të 22 majit dhe vazhdon edhe në javët më pas. Duhet të jeni gati për mundësitë e reja. Askush s'tha që s'do të keni sfida apo konkurrencë, pasi pozicioni të cilin doni të arrini e duan shumë të tjerë. 

Nëse keni aftësi në të shkruar, në të folur, në përkthim apo aftësi në marketing, padyshim që do të dalloni nga kandidatët e tjerë. Ka gjithashtu elementë të tjerë që do t'ju veçojnë nga të tjerët, kreativiteti juaj i lezetshëm dhe organizimi perfekt i ideve do t'ju ndihmojnë.

Para se të nisë ky trend ndryshimesh në karrierën tuaj, do të bëni një udhëtim të shkurtër diku larg qytetit, që mund të ndodhë më 7 maj. Do të doni të jeni pranë detit, por larg njerëzve.

Përsa i përket dashurisë, partneri juaj do të ndihet i neglizhuar prej jush dhe po kërkon me çdo kusht vëmendje, edhe pse nuk di si t'jua thotë. Kështu që bëni disa përpjekje për t'i qëndruar pranë dhe për të treguar interes ndaj tij/saj. Flisni për një udhëtim të vogël bashkë kur pandemia të mbarojë (edhe nëse kjo do të ndodhë pas 1 viti). Imagjinoni së bashku çdo detaj të udhëtimit dhe premtojini njëri tjetrit se do t'i bëni të gjitha ëndrrat realitet.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.