Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

3 Maj 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Këtë muaj, prioriteti juaj do të jenë çështjet personale, veçanërisht ato që lidhen me marrëdhëniet tuaja romantike, apo mënyra se si ndiheni ndaj partnerit tuaj. Afërdita është në shtëpinë tuaj të shtatë, (atë të martesës/fejesës), prandaj nëse po planifikoni të fejoheni këtë muaj,mund ta gjeni veten shumë nervoze ose në dyshime. Do të doni të merrni kohë për të menduar dhe për të vendosur se çfarë do të bëni. Ndoshta karantina dhe masat izoluese jua kanë bërë të pamundur të martoheni gjatë kësaj kohe, prandaj shihini gjërat me qetësi. 

Me shumë mundësi, aty nga fillimi i vitit kishit hequr dorë nga ideja e martesës, por pandemia jua bëri njëherë e mirë të qartë çfarë është e rëndësishme për ju dhe tani po nxitoni të fejoheni dhe të martoheni. Me Afërditën në prapavijë, prisni deri në fund të korrikut ose gushtit. Nëse e keni gjetur veten duke menduar për një dashuri të kaluar, mund të ndodhë të takoheni me një ish-partner dhe të shihni nëse ka vend për një tjetër shans apo jo.

7 majin do ta përdorni për të reflektuar, do të qëndroni në rehatinë e shtëpisë dhe vetëm do të mendoni. Presioni që keni ndjerë në punë gjatë shkurtit dhe marsit janë reduktuar dhe vetëm tani po merrni frymë lirisht. Si Shigjetar që jeni, nuk para e keni shumë qejf, qëndrimin në shtëpi, por gjatë kësaj kohe e keni shijuar sepse kishit nevojë për paqe.

Nga ana financiare do të jeni të lumtur me të ardhurat, kursimet dhe shpenzimet. Nëse e keni humbur punën, aplikoni në vende të tjera sepse maji do t'ju sjellë shumë mundësi. Pavrësisht se e gjithë bota është në krizë, ka kompani që do t'ju donin t'ju kishin pjesë të tyre, qoftë edhe nëse do të punoni nga shtëpia. 14-18 maji do të jenë ditë fantastike për të gjeneruar para.

12 maji-27 qershori do ta çojë vëmendjen tuaj drejt riorganizimit të shtëpisë. Do të pastroni dollapet, do të dhuroni veshje për bamirësi dhe do të vendosni nëse do të bëni rinovime apo jo.

Gjithashtu, në mendjen tuaj do të jetë familja. Do të doni të takoni gjyshërit ose do të merreni me çështjen e banimit të nënës suaj.

Në fokus do të keni edhe fëmijët, me të cilët do të kaloni mjaftueshëm kohë. Do të luani, do t'i lexoni dhe do t'i përfshini në aktivitete të lezetshme gjatë kësaj kohe.

Përsa i përket një lidhjeje romantike, ka gjëra të mira rrugës! 22 maji do t'ju lejojë të qartësoni ndjesitë tuaja, por s'duhet të merrni asnjë vendim final deri në 27 qershor.

Në korrik do të keni një ide më të qartë në lidhje me fatin e marrëdhënies suaj. Vendimi final do t'ju bëjë të lumtur, qoftë kjo ndarje apo martesë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Hëna e Plotë e 7 majit do t'ju bëjë më social se kurrë. Ndoshta do të jeni pjesë e festës së ditëlindjes së një shoku/shoqe në Zoom, ose do të organizoni një darkë në shtëpinë tuaj me miqtë e afërm.

Gjithashtu, 7 maji do të sjellë lajme të mira në lidhje me realizimin e një dëshire shumë të rëndësishme për ju. Kjo periudhë e lumtur mund të lidhet me lajmin e një shtatzënie, me lindjen e një bebi, ose me komentet që mund të merrni në lidhje me një projekt të cilin thuajse e përfunduat.

Përsa i përket financave, Marsi ju ka detyruar të shpenzoni paksa së fundmi dhe ky trend do të vijojë gjer më 12 maj. Pas kësaj date, nuk do të keni më nivelin e lartë të shpenzimeve që keni patur. Nga 12 maji deri në 27 qershor, do të nisni komunikime me njerez të ndryshëm që i keni njohur nga puna ose në jetën private. Të paktën 2 projekte të reja do t'i merrni në dorë dhe do t'i shijoni shumë teksa punoni për to.

Dëshira për t'u promovuar në punë duhet të presë paksa, derisa prapavija të mbarojë më 24 qershor. Në qershor do të kemi 3 eklipsi, i pari në datën 5, i dyti në 21 qershor dhe i treti më 4-5 korrik. Pas mesazheve të tyre, rruga për të bërë para do të jetë më e qartë. Mos bëni ndryshime në pamjen tuaj gjatë prapavijës, sepse rezultatet nuk do t'ju pëlqejnë.

Nëse jeni single, kjo nuk është koha më e mirë për të nisur një lidhje të re. Fokusohuni më mirë tek puna dhe tek mundësitë e reja që ju shfaqen për të bërë para. Mos harroni gjithashtu të kaloni kohë me miqtë. Më vonë, do të krenoheni me veten që pritët për një romancë pas datës 24 qershor.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.