Ju gjendeni në mes të një ndryshimi të madh që mund të finalizohet tani ose në 2021-2022. Gjatë kësaj periudhe do të shihni që diçka e madhe po vjen drejt jush. Nëse ende nuk i keni marrë sinjalat e para të saj, do t'ju duhet të prisni deri vitin tjetër për ta zbuluar.
Mund të jeni ndjerë të frustruar me punën tuaj, por kjo do të ndryshojë. Një pozicion i ri edhe më i mirë në karrierë po hapet për ju dhe data 7 maj do t'jua provojë këtë.
Ky është një moment i rallë i 2020-ës suaj. Neptuni do të jetë i orientuar shumë bukur drejt Hënës së Plotë, ngjarje e cila do t'ju inkurajojë dhe do t'ju mbushë me ide të reja. Ujorët i adhurojnë çdo mundësi që i jepet për të lënë shenjën e tyre në gjërat që bëjnë, prandaj zhvillimet e mëtejshme në karrierë, do të jenë momenti i duhur për ta bërë këtë.
Nëse ndërroni punë apo pozicion pune gjatë kohës kur Afërdita është në prapavijë, ndoshta më vonë nuk do t'ju pëlqejë çfarë do të gjeni. Mund t'ju marrë malli për punën e mëparshme, ose shtëpinë ku jetonit, prandaj bëni mirë të prisni.
Afërdita do të jetë në prapvijë vetëm 40 ditë, prandaj këtë kohë shfrytëzojeni për të menduar. Gjithashtu, nuk është moment i mirë për të blerë apo shitur prona.
Në 12 ditët e para të majit, kur Marsi të jetë në shenjën tuaj do të shihni cilët janë njerëzit që po ju ndihmojnë më shumë (nga ana profesionale dhe personale). Marsi nuk do të jetë më në një pozicion të tillë deri në 8 mars të 2022.
Marsi në Ujor jo vetëm që do t'ju ndihmojë të ecni para, por falë tij, do të mund të gjeni dashurinë e vërtet. Edhe pse nuk është e qartë koha për të filluar një lidhje (për shkak të prapvijës), do të jeni shumë afër me njeriun për të cilin ndjeni. Hëna e Re mund të sjellë në rrugën tuaj një shtatzëni, nëse çfarë keni dashur ka qenë një bebe, prandaj përgatituni. Nëse jeni vetëm dhe takoni online dikë me të cilin shihni se keni shumë ngjashmëri, merreni me ngadalë, por njiheni. Mund të funksionojë.
Keni pritur rreth 2 vite për të patur Marsin në shenjën tuaj dhe tani, nga 12 maji deri më 27 qershor kjo do të bëhet realitet. Ky lajm është fantastik për ju sepse do të ndikojë në marrëveshjet e ardhshme dhe situatat sfiduese. Ky planet do t'ju sigurojë fitoren në aktivitetet personale dhe profesionale.
Eshtë momenti ideal për të besuar se gjithë dëshirat tuaja do të bëhen realitet. Marsi do t'ju bëjë kurajozë, të vendosur dhe shumë të sigurtë. Askush s'mund ta zbehë energjinë që do të ndjeni. Bëhuni gati të jeni shumë të zënë këtë muaj. Marsi do të ndihmojë gjithashtu edhe jetën tuaj romantike. Do të nxjerrë versionin tuaj më sharmant, më seksi dhe më intrigues. Do të rrëmbeni vëmendjen e të gjithëve dhe nëse jeni në një lidhje, partneri juaj do të ndihet më krenar se kurrë me ju në krahë.
Do të përpiqeni të udhëtoni, por do të jetë e vështirë përgjatë majit. Për ta mbajtur të zënë mendjen tuaj kureshtare, bëni ca blerje librash online dhe reflektoni mbi çfarë do të lexoni.
Afërdita do të jetë në prapavijë nga 12 maji deri në 24 qershor, prandaj nëse dikush ju ka marrë para borxh, përpiquni t'i merrni para datës 12. Marrëveshjet financiare do të pësojnë vonesa, prandaj nëse keni mundësi t'i mbyllni disa prej tyre, bëjeni,
Dita juaj e preferuar do të jetë 17 maji. Ndoshta do të takoni një mik të veçantë që ka treguar kujdes për ju. Ndër të tjera, këtë vit do të mësoni sa shumë ju vlerësojnë miqtë që keni rreth vetes.
Shtëpia do të jetë gjithashtu në qendër të vëmendjes këtë muaj, pak ditë pas Hënës së Re në datën 22 maj. Ndoshta do të lyeni dhomën, ose do të ndryshoni orenditë e shtëpisë. Kushtojini pak kohë prindërve, fotove të vjetra, historive familjarëve dhe raportit me kushërinjtë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.