Në rast se nuk e keni dëgjuar akoma, Ashley Benson dhe Cara Delevingne i dhanë fund romancës 2 vjeçare së fundmi. Edhe pse vajzat dukeshin mjaftueshëm të dashuruara, nuk ia dolën t'i përballonin krizat e përsëritura.
Dyshja i dha fund në fillim të prillit dhe ndonëse të gjithë ishin në pritje të një rikthimi të mundshëm, ndarja e dyshes duket përfundimtare. Burime për People bëjnë me dije se vajzat po ndjekin drejtime të ndryshme dhe se romanca thjesht mbaroi me aq.
Ashley tashmë jeton me miqtë e saj dhe ndryshe nga ç'ndodh zakonisht, vajzat nuk kanë më kontakte.
"Ato tani kanë rrugë të ndryshme. Shoqërohen me grupe të ndryshëm njerëzisht dhe duket se ka marrë fund përfundimisht kësaj here."
Vetë vajzat nuk e komentuan kurrë ndarjen dhe në Instagram-et përkatëse kanë ende foto në çift.
Burimi: Cosmopolitan