“Gangs of London”, ku që nga titulli kuptohet që trajton bandat e Londrës, përqëndrohet te familja Wallace, një nga organizatat kriminale më të mëdha në qytet. Pas vdekjes së Finn Wallace, i biri Sean (Joe Cole) përpiqet të marrë hak dhe siç pritej, përfshihet në vrasje. Seriali u krijua nga regjisori Gareth Evans, i cili në një intervistë për Sky News (via Bustle) tregoi nëse seriali u bazua ose jo në një histori të vërtetë.
Evans u shpreh se u infiltrua me policë të vërtetë për të kuptuar më mirë detajet. “Ishte interesante të shihje si funksiononin gjërat në qytet. Ishte e nevojshme për të kuptuar se si funksionojnë këta njerëz që nuk do t’i takosh kurrë.” Megjithatë, përkundër njohurive për mënyrën si ndërveprojnë organizatat kriminale, shumica e skenave në serial janë rezultat i imagjinatës së krijuesve.
Interesant është fakti se “Gangs of London” u frymëzua edhe nga një lojë shumë, shumë e vjetër në Playstation me të njëjtin emër.
“Gangs of London”, serial dramë-aksion, është një prodhim britaniko-amerikan i prodhuar nga Pulse Films & Sister dhe trajton rivalitetin e bandave dhe organizatave kriminale në Londër. Seriali pati premierën më 23 prill në Sky Atlantic dhe Cinemax.
Në “Gangs of London” luajnë edhe aktorë shqiptarë. Për më shumë detaje për aktorët shqiptarë, klikoni artikullin në vijim: