Muzika

Eurovision: Arilena Ara publikon videoklipin e ‘Fall from the sky’

Shkruar nga Anabel

12 Maj 2020

Eurovision: Arilena Ara publikon videoklipin e ‘Fall from the sky’

Arilena Ara publikoi videoklipin zyrtar të këngës “Fall from the sky”, e cila do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision 2020, ky i fundit i anuluar për shkak të pandemisë. Videoklipi është ndërtuar i gjithi në tonet e ngjyrës së bardhë dhe nis me Arilenën që këndon në prani të një pianoje e veshur me pantallona, çorape të gjata dhe xhaketë të bardhë.

Eurovision: Arilena Ara publikon videoklipin e ‘Fall from the sky’

Në një tjetër pjesë, Arilena shfaqet përpara një peme pa jetë dhe më pas videoklipi lakonik e vendos këngëtaren brenda një kafazi.

Eurovision: Arilena Ara publikon videoklipin e ‘Fall from the sky’

Eurovision: Arilena Ara publikon videoklipin e ‘Fall from the sky’

I gjithë klipi është i ndërtuar në një formë që të krijon idenë e një engjëlli të rënë nga qielli, por – thënë sipas fjalëve të tekstit – “është i destinuar të fluturojë”.

Artikull i rekomanduar: