Muzika

Eurostream 2020: Cili u shpall fitues & renditja në finale e Shqipërisë

Shkruar nga Anabel

12 Maj 2020

Eurostream 2020: Cili u shpall fitues & renditja në finale e

Për shkak të pandemisë, Eurovision Song Contest 2020 anuloi festivalin që do të mbahej në Rotterdam, Hollandë, megjithatë disa blogje Eurovizioni krijuan një platformë ku këngëtarët do të prezantonin krijimet e tyre. Finalja e Eurostream 2020 u publikua në YouTube dje mbrëma, por padyshim nuk pati aspak magjinë e Eurovision-it, gjë që vihet re edhe nga promovimi i paktë që artistët i kanë bërë në rrjete sociale.

Arilena Ara performoi në natën e dytë dhe në mungesë të një videoklipi, “Fall from the sky” u prezantua vetëm me versionin audio. Shqipëria u kualifikua në finale, ku u rendit në vendin e fundit me 63 pikë në total. Fituesi i Eurostream 2020 u shpall grupi Daði og Gagnamagnið, përfaqësues i Islandës me “Think about things”. Top5 vendet e para janë: Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika. 

Përsa i përket pikëpyetjeve nëse Arilena do të ripërfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm, situata mbetet ende e paqartë. Renditja në Eurostream nuk tregon asgjë, sepse qartazi Eurostream nuk është Eurovision.

Sidoqoftë, organizatorët e Eurovision Song Contest thanë në fillim të marsit se "transmetuesit mund të vendosin vetë se me çfarë do të prezantohen në Eurovision 2021, që mund të jetë një këngë e re ose kjo e vitit 2020.”

 

Eurostream 2020: Cili u shpall fitues & renditja në finale e

Në vijim mund të ndiqni:

Eurostream/Nata e parë gjysmëfinale

Eurostream/Nata e dytë gjysmëfinale

Eurostream/ Nata finale