Celebrity

Nga vetëbesimi te trajtimi: Justin Bieber flet për aknet e post-adoleshencës

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2020

Nga vetëbesimi te trajtimi: Justin Bieber flet për aknet e

Në rast se nuk e dini, Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey, kanë një “serial” të tyren në Facebook, ku postojnë video nga jeta e përditshme dhe martesa. Tani që e dini, vazhdojmë flasim për aknet e Justin Bieber.

Gjatë videos së fundit, Justin tregoi për problemet me aknet pas të njëzetave dhe u shpreh se pavarësisht sa shumë përpiqej t’i trajtonte, asgjë nuk funksiononte. Justin tregoi se ka akne gjatë periudhave kur është i stresuar, mirëpo ato largohen shpejt. Ndryshe nga aknet e stresit, ato që njihen si aknet e post-adoleshencës qëndrojnë më gjatë dhe kanë tendencën të mos përmirësohen shpejt, pavarësisht trajtimit.

“Mbaj gjithnjë e më shumë kapele, por një gjë e tillë i përkeqëson,” u shpreh Bieber. Ashtu siç na ndodh të gjithëve Justin tregoi se aknet dalin pikërisht atëherë kur ka ndonjë ngjarje të rëndësishme, si Grammy apo do të shkojë te Ellen DeGeneres.

“Pjesa më e vështirë është vetëbesimi sepse ka kaq shumë filtra në Instagram. Njerëzit duken sikur kanë lëkurë të përsosur dhe ti nis edhe e mendon se kështu është realiteti. Por në të vërtetë shumë njerëz kanë probleme me lëkurën. Nuk jeni vetëm. Jemi të gjithë njësoj,” u shpreh ai.

Për lëkurën e Justin kujdeset posaçërisht Hailey dhe për më shumë detaje mund të ndiqni videon në fund të artikullit.

Siç e thamë, aknet te të rriturit njihen ndryshe si aknet e post-adoleshencës dhe janë puçrra që shfaqen zakonisht pas moshës 25-vjeçare. Sipas Harvard Medical School, këto akne shkaktohen pothuajse nga të njëjtët faktorë që shkaktohen edhe puçrrat në adoleshencë. Faktorët që kontribuojnë drejpërdrejt te shfaqja e tyre, përpos situatave stresuese dhe gjendjeve të ndryshme emocionale, janë prodhimi i tepër i yndyrës së lëkurës, bllokimi i poreve, bakteret dhe inflamacioni.