Celebrity

Rrëfimi i trishtë i motrës së Miley-it: 'Si motra e saj, jam ndjerë gjithnjë në hije'

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2020

Rrëfimi i trishtë i motrës së Miley-it: 'Si motra e

Noah Cyrus, tani këngëtare, rrëfen se nuk është aq e thjeshtë të rritesh si "motra e vogël" e Miley-it.

Në këngën e saj të re, "The End of Everything", Noah tregon përmes tekstit si ka qenë fëmijëria e saj duke patur një motër me famën e Miley Cyrus asokohe.

"Motra ime është si dielli, çon mirësi dhe dritë kudo që shkon

Unë kam lindur mes resh shiu, e bekuar në hijet e saj."

Vargjet, në dukje të dhimbshme adoleshentja i shpjegoi përmes një Live në Instagram.

"Të rritesh në një familje si timen...Gjithmonë jam ndjerë sikur isha ajo për të cilën nuk donte t'ja dinte askush, nisur nga çfarë më shkruanin dhe më thoshin online. Isha absolutisht e padukshme, prandaj kam shkruar pikërisht ato vargje. Ishte diçka që ma thoshin të gjithë: "pavarësisht gjithçkaje, unë do të isha përherë në hije." E kam dëgjuar këtë fjali për gjithë jetë time, çdo ditë të saj.

Në një mënyrë ose një tjetër unë nuk isha mjaftueshëm, ndoshta nga pamja ime apo nga tipi im. Ndonjëherë ndihem sikur as nuk marr dot frymë tamam. Prandaj erdhi kjo këngë, e cila ka një pjesë të madhe të jetës time në të. Me shumë gjasa, s'do të flas më për këtë çështje. Ju që jeni të rinj dhe e njihni internetin, mund ta merrni me mend sa e vështirë ka qenë për mua."- përfundoi Noah.

Pavarësisht talentit, për të ka qenë e pamundur të shkëlqejë në mënyrën e saj duke u rritur në një familje aq të famshme sa ajo e Miley-it.

Burimi: Glamour