Celebrity

Ish-bashkëshorti tregon pse Megan Fox i dha fund martesës 10-vjeçare

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2020

Ish-bashkëshorti tregon pse Megan Fox i dha fund martesës

Zërat për ndarjen mes Megan Fox dhe bashkëshortit të saj prej më shumë se 10 vitesh, Brian Austin Green, u konfirmuan nga ky i fundit. Në podcast-in e tij, Green tha se ai dhe Fox janë ndarë prej muajsh, pasi kupuan se po "rriteshin ndryshe nga njëri-tjetri".

"Ndarja s'është diçka që ti e mendon kur vendos të martohesh."- shprehet ai, duke shtuar se e para që kishte marrë vendimin ishte aktorja. 

Meghan dhe Brian janë të martuar që prej 2010-ës dhe kanë tre fëmijë bashkë. 

"Ajo tha se gjatë kohës që kishte punuar jashtë vendit, kishte zbuluar se i pëlqente më shumë vetja gjatë asaj eksperience. Mendova se duhet edhe unë ta provoj diçka të tillë, do të më bënte mirë. Isha i mërzitur me çfarë më tha, por s'mund të mërzitesha me të sepse ndoshta as ajo nuk donte të ndihej kështu."

Meghan, së fundmi është fotografuar nga paparacët me reperin Machine Gun Kelly dhe fansat mendojnë mund të jetë karantinuar me të. Diçka e tillë është mohuar nga ish-bashkëshorti i cili mendon se ata janë thjesht miq dhe ai është "djalë i mirë".

Ish-bashkëshorti tregon pse Megan Fox i dha fund martesës

Pavarësisht ndarjes, ish-çifti ka në plan t'i vazhdojnë pushimet familjare të gjithë së bashku për hir të fëmijëve.

"Do ta dua gjithmonë dhe ajo do të më dojë përgjithmonë. Ku i dihet si është fundi i këtij rrugëtimi. Kemi ende shumë jetë përpara. Tani për tani rrugët tona janë ndarë. Mund të kthehemi sërish tek njëri tjetri. Mund të mos kthehemi. Nuk e dimë."-përfundon Austin Green.

Ish-bashkëshorti tregon pse Megan Fox i dha fund martesës

Duke marrë parasysh sa herë çifti janë ndarë dhe janë rikthyer tek njëri tjetri, nuk do të ishte habi që nesër dyshja të riktheheshin sërish.

Burimi: CNN