Shqipëria

Hapja e kopshteve dhe çerdheve: Publikohen rregullat e reja!

Shkruar nga Anabel

21 Maj 2020

Hapja e kopshteve dhe çerdheve: Publikohen rregullat e reja!

Nisur nga 1 qershori, vogëlushët do t'i rikthehen çerdheve dhe kopshteve, pas më shumë se 2 muajsh të mbyllura si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin me udhëzimet e reja që do të duhet të ndiqen nga edukatorët dhe prindërit. Disa prej tyre i gjeni të renditura më poshtë:

1-Prindërit duhet të jenë të përpiktë në orarin e përcaktuar nga kopshti në mënyrë që të mos ketë grumbullime pranë institucionit.

2- Prindërit duhet të qëndrojnë 1.5 metra larg prindërve të tjerë, ndërsa ambientet e kopshtit/çerdhes duhet të jenë të pajisur me higjenizues.

3- Një prej pjesëtarëve të stafit do të masë çdo ditë temperaturën e fëmijëve si dhe do të ndihmojë ata në larjen dhe pastrimin e duarëve me dezinfektant.

4- Të vegjëlit do të sillen dhe merren nga kopshti vetëm nga prindërit jo nga gjyshërit.

5- Të gjithë hapësirat e kopshtit/çerdhes do të shfrytëzohen në dispozicion të fëmijëve për të patur sa më shumë mundësi distance mes tyre.

6- Deri në një moment të dytë, nuk rekomandohet festimi i ditëlindjeve apo festa të tjera në ambientet e institucionit.

7-Lodrat prej cope duhet të lahen në lavanderi dhe të përdoren gjithmonë nga i njëjti fëmijë deri në momentin e larjes.

8- Fëmijët e përcaktuar në grupe, duhet të rrinë çdo ditë në sallë me të njëjtën edukatore të cilat do të kujdesen që fëmijët të jenë larg njëri tjetrit kur ulen në tavolinë(në një tavolinë me 10 karrige, ulen 5 fëmijë).

9- Punonjësit e kuzhinës duhet të qëndrojnë gjithmonë me maskë, duke larë duar para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit, si dhe të lajë sipërfaqet dhe enët që përdor për gatim.

Para se të risjellin fëmijët në kopësht, prindërit duhet të nënshkruajnë këtë rregullore, ndërsa në rast se kanë ndonjë kërkesë duhet të përdorin komunikimin online për të shmangur kontaktet fizike. 

Hapja e kopshteve dhe çerdheve: Publikohen rregullat e reja!

Hapja e kopshteve dhe çerdheve: Publikohen rregullat e reja!

Burimi: Abc News