Festa e Fitër Bajramit – e cila shënon fundin e agjërimit në muajin e Ramazanit – u festua nga besimtarët myslimanë ndryshe nga tradita. Besimtarët falën sot namazin e Fitër Bajramit jo në sheshe, por në xhamitë e vendit.
View this post on Instagram
Ceremonia kryesore, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit”, te Pazari i Ri në Tiranë. Ndryshe nga vitet e tjera, falja e Fitër Bajramit këtë vit u zhvillua në të gjithë vendin duke respektuar një protokoll të caktuar në kuadër të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19.
Gjatë fjalës së tij gjatë hutbes, kryetari i Komunitetit Mysliman tha:
“Lutjet, adhurimet, sakrificat dhe ripërtëritja shpirtërore që përjetuam gjatë Ramazanit, na forcojnë e na motivojnë ta shohim festën e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e të kujtuarit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë e dashurisë për njeriun. Ditët e bajramit janë ditë paqeje, janë ditët e gëzimit të përbashkët me familjen, me të afërmit, fqinjët, shokët dhe të gjithë njerzit kudo në botë. Kur besimtari është në paqe me Zotin, ai është në paqe me veten e tij dhe rrjedhimisht me të gjithë ata që e rrethojnë.”
I njëjti ritual në masa sigurie vazhdoi edhe në xhamitë e tjera të vendit.
View this post on Instagram