Në ERTV, kryeministri Rama mbajti një komunikatë të cilën e quajti komunikimin e fundit ekskluziv për Covid-19. Ai sqaroi ndër të tjera se duke filluar nga e hëna, datë 1 qershor, do të hapen aktivitetet e mëposhtme:
1. Kopshtet dhe çerdhet;
2. Kufijtë tokësorë të vendit;
3. Qarkullimi i makinave në të gjithë vendin;
4. Plazhet, por nuk do të lejohet asnjë subjekt privat, përveç hoteleve, që të vendosë çandra dhe shezlongë pa autorizim.
Po kështu kryeministri përmendi edhe aktivitetet që do të qëndrojnë pjesërisht/plotësisht të mbyllura:
“Kjo është java e fundit e mbetur e masave kufizuese të lëvizjes. Me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive, ku ende do të mungojnë spektatorët, dasmat dhe funeralët ku ende nuk do të mblidhen qindra njerëz bashkë, transportit publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak, plazheve ku do të ketë një kornizë rregullash sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur.”