Shqipëria

Rritja e numrit të të infektuarve! Shkaku: Një Call Center dhe një infermiere e papërgjegjshme

Shkruar nga Anabel

28 Maj 2020

Rritja e numrit të të infektuarve! Shkaku: Një Call Center dhe

Në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2, epidemiologu Ilir Alimehmeti shpjegoi se ka një rritje të numrit të të infektuarve në vend.

“Në Shqipëri nuk kemi pasur kurrë kurbë, por një plan të rrafshët. Luhatja e shifrave ditët e fundit erdhi si pasojë e dy vatrave që e ngritën shumë bilancin: një Call Center dhe një infermiere e papërgjegjshme, e cila ka infektuar një numër shumë të madh njerëzish, ndërkohë që kishte simptoma të qarta dhe ishte këshilluar që të qëndronte në shtëpi e izoluar. Në vend të izolimit, ajo takonte njerëz sipas dëshirës.” – tha ai.

Alimehmeti theksoi se “stina e verës është aleati ynë kundër virusit” dhe shtoi se plazhi është padyshim një vend i sigurt.

“Nuk ka asnjë provë që në det apo rërë të jetë gjetur gjurmë virusi. Të bllokosh plazhin dhe të lësh Call Center-in hapur është mungesë koherence në vendimmarrje.”

Rritja e numrit të të infektuarve! Shkaku: Një Call Center dhe