Eklipset janë rikthyer dhe vetëm në qershor do të ndodhin 2 të tillë, që do të thotë se duhet të mësoni të jeni fleksibël për t'u përshtatur më lehtë në drejtimet që do të marrin ngjarjet.
I pari vjen më 5 gusht, kur Hëna e Plotë do të jetë në Shigjetar, një tjetër shenjë zjarri si e juaja. Ky eklips do të ndriçojë aspektin tuaj të komunikimin dhe marrëdhënieve me njerëzit që ndodhen larg jush fizikisht. Nëse do të ishim në kushte normale, tani do ishit në aeroport, por falë pandemisë do t'ju duhet që konferencat e punës t'i bëni online.
Nëse ju kërkohet të firmosni diçka në 5 qershor, do t'ju duhet një avokat për t'i shqyrtuar më mirë çështjet. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 17 qershori deri në 12 korrik, kështu që më mirë prisni deri pas kësaj date për të marrë vendime dhe firmosur marrëveshje.
Dielli udhëheq shtëpinë tuaj të pestë, atë të jetës dashurore, shtatzëninë dhe fëmijët, kurse hëna, familjen dhe jetën brenda shtëpisë. Prandaj, ky eklips do të sjellë lajme në lidhje me një nga këto marrëdhënie, ose jetën tënde private. Ndoshta do të duhet të marrësh një vendim në lidhje me partnerin tënd ose të mendoni për një bebush. Një nga prindërit e tu do të ketë nevojë për ty, prandaj do të duhet t'i japësh një dorë. Eklipset e Hënës së Plotë njoftojnë fundin e diçkaje dhe fillimin e një gjëje tjetër. Plutoni dhe Jupiteri do të mbrojnë karrierën tuaj dhe pavarësisht sa shumë gjëra keni kaluar deri tani në 2020-ën, duket se po shkoni drejt një vendi më të sigurtë.
Pavarësisht krizës në tregun e punës dhe papunësisë, ju duket se po shkëlqeni në këtë aspekt. Nëse së fundmi keni humbur vendin e punës, mos u demoralizoni sepse ky mund të kthehet në bekim në të ardhmen. Do të takoni njerëz me pozita të cilët do të mahniten nga energjia juaj. Shikoni çfarë do të ndodhë me eklipset e Hënës së Plotë në vazhdim.
Afërdita ndodhet tek Binjakët dhe momentalisht është në prapavijë ku do të qëndrojë deri në 24 qershor. Ky planet zotëron dashurinë, bukurinë, luksin dhe përfitime të tjera. Qershori nuk është muaj ideal për t'u fejuar/martuar. Mjaftohuni vetëm me ndryshime të vogla në pamje.
Më e rëndësishme se gjithë të tjerat- mos u stresoni kaq shumë nga qëndrimi i gjatë në shtëpi, por kujdesuni dhe ndiqni rregullat që kërkohen. Eklipsi i dytë do të ndodhë në 21 qershor tek Gaforrja. Hëna e re sjell kushte dhe mundësi të reja, prandaj gjasat për të marrë një shtëpi me qira apo për ta blerë janë të mëdha. Ke detyra për të bërë këtë muaj dhe me ndihmën e universit do t'ja dalësh. Paratë janë rrugës!
Kushtojini pak më shumë vëmendje se zakonisht shoqërisë këtë muaj. Ritakoni miqtë dhe kolegët tuaj të preferuar, qofshin ata të rinj apo të vjetër. Nëse doni të gjeni një punë, mënyra më e mirë është të komunikoni me njerëz nga e shkuara juaj, që gjithnjë ju kanë besuar dhe inkurajuar.
Mund të jeni duke bërë ndonjë përpjekje për të marrë pjesë në një kauzë bamirësie, çështje humanitare, etj dhe me ndihmën e Neptunit dhe Marsit do t'ja dilni të jeni më e motivuar se kurrë.
Njerëzit nga jashtë do ndihen me fat që ju kanë pranë. Aspekte të tjera me fat për ju, përfshijnë njerëz që punojnë në media, akademikë apo ata që merren me çështje ligjore-këto fusha do të shkëlqejnë për ty.
Afërdita, planeti juaj udhëheqës do të jetë në prapavijë, një trend që nisi më 12 maj dhe do të vijojë deri në 24 qershor. Do t'ju duket sikur progresi është i ngadaltë, duke marrë parasysh sa shumë keni punuar. Vijoni me programin tuaj pasi, ky ritëm është i njëjtë për të gjitha dhe nuk ka asnjë plan që do t'ju ndihmonte në përshpejtimin e gjërave, duke marrë parasysh krizën botërore.
Nëse të tjerët dorëzohen, ti vazhdo! Ky nuk është muaj i mirë për të ndryshuar rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës. Mund të keni patur ndonjë acarim në fytyrë, të shkaktuar nga një serum apo krem i ri. E mira është t'i qëndroni besnike produkteve të vjetra që keni përdorur. Eksperimentet mund t'i nisni nga gjysma e dytë e korrikut, ose në gusht.
Hëna e Plotë e 5 qershorit do të finalizojë një çështje që lidhet me financat. Mund të merrni një bonus, një komision ose të përfundoni një divorc të cilin ka kohë që e prisni. Çfarë duhet të dini është se në fund të kësaj do të merrni një shumë parash që ju takojnë ligjërisht.
Nëse dikush ju ka para borxh dhe nuk kujtohet deri në 21 qershor, duhet t'i telefononi vetë, për të mësuar ç'po ndodh.
Ka shumë gjasa t'ju prezantohet një kontratë e re apo një marrëveshje që duhet firmosur. Mund të negocioni që tani, por duhet të dëgjoni avokatin tuaj, prandaj mos firmosni deri pas 15 qershorit. Mos merrni rreziqe të mëdhaja mbi supe këtë kohë, nuk është e duhura.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.