TV Mania

Agron Llakaj flet për rikthimin në ‘Portokalli’

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2020

Agron Llakaj flet për rikthimin në ‘Portokalli’

Nisur nga zërat e fundit në media ku u përfol se Agron Llakaj do të rikthehet në “Portokalli”, ky i fundit reagoi përmes një prononcimi për Revista Who duke thënë:

“Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht. Mirënjohjen për Top Channel e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj race njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti! Portokallisë i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. Portokallia është e Top Channel dhe nuk identifikohet me askënd.” 

Llakaj tha gjithashtu se “ka marrë ftesë për diku tjetër”, por nuk ka vendosur ende asgjë.

“Sa i takon fjalëve, është e vërtetë që kam ftesa edhe për Al Pazar, por edhe për Fake Off që të shkoj diku tjetër, po i studioj me qetësi bashkë me stafin tim dhe në kohën e duhur do vendos! Por do të shtoja, njerëzit kanë aq shumë halle e probleme jetike dhe s’do të dijë njeri as ku shkon Agroni apo dikush tjetër. Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku.”