Përfitimet e të qënit vajza e Kylie Jenner: 2-vjeç, e gjen veten në faqen e parë të revistës Vogue! Dje në mbrëmje, përmes një postimi në Instagram, Kylie prezantoi kopertinën e re të Vogue Czechoslovakia. Ajo dhe vogëlushja Stormi Webster. Ndryshe nga herët e tjera, fotografia që shihni është bërë në shtëpi dhe është shkrepur nga një iPhone dhe për më tepër nga Facetime.
Portretet e Kylie-it dhe Stormi-it, nga afër dhe shumë pranë njëra tjetrës. Ky numër i revistës i realizuar në kohë pandemie dhe izolimi është fokusuar tek figuria e Kylie-it si nënë dhe jo pa qëllim quhet "Bedtime Story".
View this post on Instagram
"E dua kaq shumë këtë fëmijë sa dua të shpërthej. Ndonjëherë e shoh dhe më vjen të qaj kur mendoj që s'do të jetë më kurrë kaq e vogël sa tani. Kush e dinte se një gjë kaq e vogël do të më merrte gjithë zemrën. Zoti nuk ka bërë asnjë gabim me ty!"- shkruan Jenner në përshkrimin e fotos.
View this post on Instagram
Në fakt, kjo s'është hera e parë që Stormi e gjen veten nëpër kopertina revistash. Në gusht të 2019-ës, bebushja pozoi krah të ëmës dhe gjyshes Kris për Harper's Bazaar Arabia.
Burimi: E!News