Angelina Jolie, është ndarë nga Brad Pitt për të mirën e gjashtë fëmijëve të tyre! Si rrallëherë, ylli i filmave ka folur për arsyet e divorcit gjatë një interviste për Vogue të premten.
"Ishte vendimi i duhur! Unë vazhdoj të jem e fokusuar tek shërimi i tyre. Disa e kanë parë si avantazh heshtjen time dhe fëmijët dëgjojnë shpesh gënjeshtra nëpër media rreth tyre, por unë kujdesem t'i kujtoj se janë ata që i dinë të vërtetat e tyre."- u shpreh Jolie.
Aktorja i përshkroi fëmijët e saj si "të mençur, të zotë dhe të rinj të fortë".
Para se të bëhej nënë e tre fëmijëve më të vegjël, Shiloh 12, dhe binjakët Knox dhe Vivienne 11, Jolie kishte adoptuar Maddox 18 vjeç, Pax, 16 dhe Zahara, 15.
Teksa fliste për ta dhe jetën në familje, Angelina tregoi se fjala "adoptim" dhe "jetim" janë "fjalë pozitive" në shtëpinë e tyre.
"Kur adoptova fëmijët, nuk mund të flisja për shtatzëni, por mund të tregoja me detaje për dashurinë dhe gëzimin që ndjeva kur i gjeta dhe i pashë për herë të parë në sy."
Çifti Jolie-Pitt u martuan në gusht të 2014-ës pas 10 vitesh bashkë, ndërsa në shtator të 2016-ës, aktorja kërkoi divorcin prej tij.
Që nga ajo ditë janë aluduar shumë arsye që akuzonin Brad në lidhje me përfundimin e martesës, derisa ky i fundit tregoi hapur problemet dhe vështirësitë me të cilat është përballur pas asaj periudhe.