Timothée Chalamet nuk ka ndërmend të kalojë ditët e tij pa shijuar një romancë! Pak muaj pas ndarjes me Lily-Rose Depp, ylli i "Call Me by Your Name”, është parë me Eiza González. Ai dhe aktorja janë parë duke u puthur pranë një pishine, në Cabo San Lucas, Meksikë. Sipas TMZ, Timothee dhe Eiza ishin në prani të miqve, por ata të dy silleshin më të afërt se kurrë.
Në fotot e publikuara, qartazi duket se mes aktorëve ka diçka. Përpos puthjeve romantike, po të njëjtat burime thonë se Chamalet krejt spontanisht mori një kitare dhe nisi të luajë për të.
Timothee dhe Rose Depp i dhanë fund në prill të 2020-ës, pas më shumë se një viti lidhje. Arsyet nuk u mësuan kurrë, por tani fokusi është tek romanca e verës me aktoren meksikane.