Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në 24 orët e fundit u kryen 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.
Për fat të keq, tre njerëz kanë ndërruar jetë: një 63-vjeçare nga Tirana, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani. Të tre kishin sëmundje bashkëshoqëruese që ndërlikuan gjendjen shëndetësore.
COVID-19 – Statistika (2 korrik)
Testime totale: 27,671
Raste pozitive: 2,662
Raste të shëruara: 1,559
Raste aktive: 1,034
Humbje jete: 69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7