Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

4 Korrik 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Muaji që lamë pas kërkonte organizim duke qenë se eklipsi i 5 qershorit ishte në shenjën tuaj të kundërt. Çfarë do të thotë kjo? Që keni qenë (ose vazhdoni jeni) duke menduar për partnerin tuaj, në dashuri ose biznes. Jeta po ndryshon dhe duket se po gjeni burime të tjera të ardhurash. Një mundësi mund të ketë dalë menjëherë pas eklipsit të 21 qershorit.

Shpesh eklipset na detyrojnë të dalim nga zona jonë e komfortit për të provuar diçka të re, sepse thjesht s'kemi mundësi tjetër.

Një eklips i tretë, do të kthente vëmendjen tuaj ndaj çështjeve financiare. Do të mendoni më shumë për një bonus, komision, apo një shumë parash të përfituar nga një gjyq, divorc apo bashkëpunimi biznesi. Përpos financave, Marsi do t'ju bëjë të mendoni pak edhe për ndërveprimet sociale. Bota ka nevojë për idetë tuaja, për aftësitë e lidershipit dhe mënyrën sesi komunikoni. Gjithçka ke menduar, shpresuar, ëndërruar këtë kohë, ka shumë gjasa të realizohen!

Nëse jeni i vetë-punësuar, puna dhe investimet e bëra në 12-18 muajt e fundit, do të mund të kthehen tani në të ardhura. Me Marsin në për shumë gjatë në Dash (6 muaj) do të jeni më i përqëndruar dhe me energji të fokusuara se kurrë më parë!

Çdo projekt, biznes apo plan që ke në mendje, mund ta nisësh në fund të korrikut apo gjatë gushtit dhe ta vazhdosh sërish në nëntor dhe dhjetor. Gjatë kohës që Marsi do të jetë në prapavijë mund t'i ktheheni një bashkëpunimi të vjetër ose ta zhvilloni edhe më, por kurrsesi nuk është koha për diçka të re. Tani mund të merreni vetëm me planifikime dhe të prisni periudhën më të mirë tuajën për të vepruar: fundi korrikut, gushti dhe më pas të presni deri në dhjetor, muajin më favorizues.

Hëna e Re e 20 korrikut nuk është eklips, prandaj nuk do të ketë efekte afatgjata. Ajo do t'ju japë mundësinë të bëni para nga një tjetër burim. Identifikoni talentet dhe pikat tuaja të forta dhe nëse mundeni, gjeni një pozicion pune që ju lejon të shpalosni çfarë keni.

Afërdita në Binjakë do t'ju japë shumë sharm dhe do të merrni ndihmë të konsiderueshme në shumë aspekte.  Çfarë duhet të bëni ju është të vazhdoni programin dhe të qëndroni i ndershëm e transparent. Ndonjëherë rezultatet janë në dorë të këndeve të planeteve. Besoni tek drejtësia e universit.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Muaji që lamë pas dhe ky tani janë dy nga muajt më të rëndësishëm të vitit për ju. Jemi në sezon eklipsesh dhe 2 prej të cilëve kanë kryesuar në shenjën tuaj. Muajin e shkuar, Gaforrja pati një eklips në 5 qershor në shenjën e Shigjetarit, , eklips që ndikoi tek rutina e përditshme e punës. Përpiquni të kujdeseni për shëndetin. Eklipsi i 21 qershorit ju bëri të ndiheni ndryshe, në disa mënyra të rëndësishme. Nëse ditëlindja juaj bie 4 ditë para/pas 21 qershorit, ju e dini mirë se ku është duke ju çuar jeta.

Eklipsi i ri i 4-5 korrikut, do t'ju bëjë të fokusoheni tek partneri juaj (qoftë romantik apo në biznes). Një marrëdhënie po arrin në pikën kulminante, por lajmet që do të vijnë, mund të jenë të papritura. Pjesë e lajmeve surprizë do të jenë edhe ato që lidhen me shuma të mëdha parash. Ju nuk prisnit të tilla pagesa, por sigurisht që të ardhurat do t'ju gëzojnë.

Në të njëjtën kohë, një partner ju ka vendosur në dilemë. Nga njëra anë ju ndjeni se keni nevojë për të, por nga ana tjetër shihni probleme tek ky raport. Hëna e Re do t'ju bëjë të ndjeni kostot e kësaj lidhjeje- emocionale, financiare dhe shpirtërore- kosto të lartë që marrin shumë nga ju. Ngjarjet e fundit ndoshta s'do t'ju lënë mundësi tjetër zgjedhjeje veçse të largoheni.

Mos harroni të përdorni maska dhe doreza kur jeni mes njerëzve. Mbani distancë pasi me gjithë ç'është duke ndodhur, është e thjeshtë të mos ndiheni mirë. Nëse ndjeni se diçka nuk shkon me trupin tuaj, pushoni.

Karriera po shkon shumë mirë. Qëllimisht po rrini duke punuar në heshje rreth një projekti që do t'ju dallojë si fitues apo si element kyç të kompanisë. Nëse po kërkoni për një pozicion të ri, na lini t'ju themi se do të takoni njerëz me shumë ndikim, të cilët do t'ju dëgjojnë me vëmendje. Keni plot arsye për të marrë titujt që doni, pavarësisht situatës. Ndonjëherë, periudhat e këqija nxjerrin talete të fshehta në pah!

Gjatë prapavijës së Marsit, (9 shtator- 13 nëntor) do të shihni që progresi do të jetë i ngadaltë, por vazhdoni t'i shkoni pas objektivave tuaja. Bisedatat mund të vonojnë, njerëzit mund të jenë të pavendosur, kështu që prisni deri në mes të gushtit për të prezantuar projektin, produktin e ri apo për të kërkuar një punë tjetër.

4-5 korriku s'është ditë e mirë për të bërë marrëveshje të rëndësishme, apo për të firmosur. Bota është konfuze tani dhe me një atmosferë aspak të qartë, do t'ju duhet kohë për t'u menduar dhe për të parë sesi do të shkojnë gjërat.