Shendet i Pergjithshem

Për më shumë ose më pak kilogramë: Ky program ushqimor s’ngjan fare si dietë

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2020

Për më shumë ose më pak kilogramë: Ky program ushqimor

Kur vjen puna te dieta – qoftë kjo për të marrë peshë ose për të humbur disa kilogramë – ekspertët shpeshherë nuk bien dakord ndërkohë që programet dietike kundërshtojnë njëri-tjetrin. Të mos flasim që ka një mori programesh, në dukje dietike, që gjithë çfarë bëjnë është kufizimi/shtimi i tepërt i ushqimit në organizëm. Vlen të theksohet, përpara se të kalojmë te prezantimi i programit në fjalë, që dobësimi ose shëndoshja nuk ka të bëjë aspak me shtimin/pakësimin e ushqimit duke përfunduar me stomakun e fryrë ose duke vuajtur nga uria, por me krijimin e një diete të përshtatshme për nevojat e organizmit të gjithsecilit.

Siç e thamë më sipër, programet kundërshtojnë njëri-tjetrin, por Prevent Health ka rezistuar suksesshëm prej më shumë se 30 vite. Prevent është një program ushqimor gjerësisht i njohur në vendet europiane, i cili lindi fillimisht në Greqi, në “zemrën” e dietës mesdhetare, për të cilin do të flasim më gjerësisht më poshtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prevent_healthfit (@prevent_health) on

Në fillim të janarit, dieta mesdhetare u shpall për të tretin vit radhazi si dieta më e shëndetshme në botë nga US NeWs & World Report duke lënë pas shumë dieta të njohura, si ajo keto apo vegane. Kjo dietë – që nuk ngjan fare si e tillë – u cilësua si dieta më e thjeshtë për t’u mbajtur.

Për më shumë ose më pak kilogramë: Ky program ushqimor

Në bazë të kësaj diete, e cila është më shumë stil jetese, qëndrojnë të gjitha produktet e rajoneve të Mesdheut si: vaji i ullirit, perimet, frutat, fara, drithërat, kosi, djathi, peshku, veza etj. Disa nga përditimet e kësaj diete janë forcimi i shëndetit të zemrës, mbrojtja e organizmit nga kanceri apo parandalimi i mbipeshës dhe diabetit.

Nisur nga fakti që Prevent ka në bazë të tij këtë dietë, është një program jo vetëm efektiv, por edhe i lehtë për t’u mbajtur, pasi produktet që konsumohen janë gjerësisht të gjetshme në çdo familje shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prevent_healthfit (@prevent_health) on

Prevent përmban produktet (në formë pluhuri) që zëvendësojnë vaktet ushqimore dhe kombinohen në varësi të nevojave të organizmit dhe gjithmonë bëhet konsulta paraprake me stafin mjekësor. Disa nga produktet janë detox, basic dhe premium. Shkurtimisht:

- Detox: procesi i detoksifikimit të trupit, eleminimi i lëngjeve të tepërta joqelizore, ulja e sekretimit të insulinës, pengimi i urisë. Për procesin e detoksit nevojitet Prevent Start, i cili siguron 100% të lëndëve ushqyese ditore.
- Basic: yndyra dekompozohet me një ritëm të qëndrueshëm dhe dieta ndjek rregullat e dietës mesdhetare me më shumë karbohidrate.
- Premium: përmban një proporcion më të madh proteinash dhe shoqërohet me dietë me përmbajtje më të mëdha proteinash.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prevent_healthfit (@prevent_health) on

Si program ushqimor i zakonshëm, Prevent nuk përbën rrezik për t’u përdorur nga grupmosha të caktuara, por këshillohet të përdoret pas moshës 16-vjeçare – sepse trupi para kësaj moshe është në zhvillim e sipër. Para moshës 16-vjeçare dhe pas moshës 65-vjeçare nevojitet një përshtatje e dietës me stafin mjekësor.

Rrezikshmëri nuk paraqet as te nënat shtatzënë, mirëpo ekspertët sugjerojnë që të mos përdoret gjatë shtatzënisë, por gjashtë muaj pas lindjes (gjithmonë nëse nëna ushqen fëmijën me gji, në të kundërt, mund të përdoret direkt pas lindjes). Ndër të tjera, programi është gjerësisht i sugjeruar për t’u përdorur nga njerëzit që vuajnë nga diabeti ose anemia.

Vlen të theksojmë se Prevent përshtatet me organizmin e gjithsecilit – falë analizës BIA që ofrohet falas, e cila tregon tipin e metabolik të personit që nënkupton ushqimin që duhet të hajë gjithsecili.

Për më shumë informacion në lidhje me dietën më të përshtatshme për ju, kontaktoni me Prevent Health duke klikuar këtu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prevent_healthfit (@prevent_health) on