Art & Libra

Sugjeruar nga Arlinda Dudaj: ‘Ky libër më ka tronditur deri në qelizën e fundit’

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2020

Sugjeruar nga Arlinda Dudaj: ‘Ky libër më ka tronditur deri
Photo Courtesy @kendi_i_leximit, via @arlindadudaj

“Unë zgjodha të flas për librin ‘Atdheu’ nga Fernando Aramburu te emisioni i Rudinës,” shkroi botuesja Arlinda Dudaj në Instagram. Ajo shtoi se libri “Atdheu” i ka lënë kaq shumë mbresa sa e ndjeu të fortë dëshirën për ta ndarë me lexuesit e saj.

Te “Rudina”, Arlinda Dudaj u shpreh ndër të tjera:

“Ky është një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Është një libër vërtet i njohur në të gjithë botën, tani ka ardhur edhe në shqip[...] Më ka tronditur deri në qelizën e fundit të qenies sime.”

Në rrëfimin e saj, Arlinda zbulon disa detaje të romanit ndaj nëse përgjithësisht nuk preferoni që t’ju zbulojnë momente të librit, mos e ndiqni intervistën e saj. Përsa i përket shkrimtarit, Fernando Aramburu konsiderohet si një nga prozatorët më të shquar të gjuhës spanjolle, për romanin e të cilit, shkrimtari i shquar Mario Vargas Llosa është shprehur:

“Prej shumë kohësh nuk kisha lexuar një roman kaq përpirës, prekës dhe të konceptuar kaq mrekullisht.”

Libri, në të cilin rrëfehet për botën e vrasësve (ETA – organizatë e armatosur në Basque, komunitet autonom në Spanjë) dhënë përmes një konteksti familjar, është pritur mjaft mirë nga lexuesit dhe në gjuhën spanjolle është lexuar nga më shumë se një milion njerëz si edhe është përkthyer edhe në gjuhë të tjera si anglisht, italisht, gjermanisht etj.

Sugjeruar nga Arlinda Dudaj: ‘Ky libër më ka tronditur deri