Pas shumë orësh kërkimi, mendohet se aktorja e serialit "Glee", Naya Rivera të ketë vdekur. Aktorja po lundronte bashkë me djalin e saj 4-vjeçar në një liqen, por ky i fundit u gjet i vetëm në varkë. 33-vjeçarja mendohet se e ka marrë varkën me qira ditën e mërkurë.
Djali u gjet i padëmtuar dhe raportohet se i tha policisë se ishte duke notuar me të ëmën, por ajo nuk u kthye kurrë në varkë. Ndonëse kërkimet për aktoren e humbur vazhdojnë, nuk ka ende asnjë shenjë prej saj.
"Po supozojnë se ka ndodhur një aksident, po supozojmë se ajo është mbytur në liqen. Nuk ka asnjë shkelje rregullash, nuk ka asnjë shenjë që tregon se diçka ka shkuar keq, veçse në rast të një aksidenti tragjik."- janë shprehur autoritetet.
Mbi 80 forca të kërkim-shpëtimit janë aktivizuar në shpëtim të Rivera-s, duke përdorur helikopterë, varka dhe çdo gjë tjetër që do t'jua përshpejtonte procesin.
Naya Rivera njihet për rolin e Santana Lopez në serialin e Fox, “Glee”. Pas rolit të saj në serialin muzikor (2009-2015), ajo u shfaq në “Devious Maids” dhe “Step Up: High Water.”
Burimi: BBC