Instagramming

Skandali i 2019-ës përndjek Loredanën: 'Për faj të saj s'paguaj dot funeralin e nënës'

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2020

Skandali i 2019-ës përndjek Loredanën: 'Për faj të

Skandali i vitit 2019, vijon ta përndjekë Loredanën edhe pas kaq kohësh. Çifti zviceran, që akuzoi reperen për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash, i është kthyer sërish historisë, duke bërë fajtore Loredanën për situatën aktuale financiare në të cilën gjendet.

Madje, në Twitter, qarkullojnë disa statuse kundër saj, me hashtagun #BoycottLoredana, me qëllim që njerëzit të ndalojnë së dëgjuari muzikën  e saj.

Skandali i 2019-ës përndjek Loredanën: 'Për faj të

Gruaja, e quajtur Petra Z dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh për faj të Loredanës. Gjatë një interviste për "20 Minuten", zonja në fjalë thotë se të ardhurat e saj që prej asaj kohe janë përkeqësuar ndjeshëm.

Ndër të tjera, ajo është shprehur se për shkak të vjedhjes së saj e ka patur të pamundur të paguajë shpenzimet edhe për funeralin e të ëmës.

Shpenzimet e funeralit shkonin dikur tek 3700 euro dhe çifti është shprehur se nuk kishte të paguante, pasi nuk ka patur asnjë lloj kursimi.

"Nëse Loredana nuk do të mi kishte marrë të gjitha paratë e mia, do të ishim shumë mirë financiarisht."- u shpreh Petra Z, e cila bëri gjithashtu apel që njerëzit ta ndihmonin duke kontribuar me ndihma për të paguar detyrimet ndaj së ëmës së ndjerë. 

Skandali i 2019-ës përndjek Loredanën: 'Për faj të

Siç shkruhet në artikullin e tabloidit gjerman "Bild" ato para për Loredanën do të ishin "hiçgjë" duke marrë parasysh të ardhurat që merr nga suksesi në muzikë.

Në rrjete sociale, ka patur nga ata të cilët e dënojnë heshtjen e reperes ndaj kësaj çështjeje dhe mendojnë se s'është e drejtë që ajo vijon e qetë pushimet.

Skandali i 2019-ës përndjek Loredanën: 'Për faj të

Zefi u arrestua në maj të 2019-ës, nën akuzën për vjedhje së bashku me vëllain e saj të madh. Asokohe, Loredana në deklaratën e saj mohoi gjithçka duke e bërë shumë të qartë që nuk i ka marrë askujt para me detyrim apo me kërcënime.