Demi Lovato dhe partneri i saj, Max Ehrich, janë fejuar.
“Kur isha e vogël, babai gjithnjë më quante ‘partnerja ime’ – diçka që mund të tingëllonte e çuditshme pa theksin e tij jugor prej kauboj. Për mua kishte kuptim të përsosur,” shkroi ajo në foton e shkrepur në Malibu, Kaliforni. “Dhe sot, kjo fjalë ka sërish kuptim të përsosur, pasi zyrtarisht jam partnerja e dikujt tjetër”.
Në vijim, Demi shton:
“Max Ehrich , e kuptova që të doja që në momentin që të pashë. Nuk kam ndjerë kurrë më parë që dikush të më dojë pa kushte (përveç prindërve të mi). S’më ke ushtruar kurrë presion që të jem dikush tjetër përveç vetes. Ti nxjerr në pah versionin tim më të mirë. Të dua më shumë se çfarë ky mbishkrim mund të shpehë dhe jam e lumtur që do të filloj një jetë dhe familje me ty. Të dua përgjithmonë. Partneri im. Gëzuar për të ardhmen tonë.”
View this post on Instagram
Ehrich nga ana tjetër, shkroi:
“Ahhh, ti je çdo këngë, çdo film, çdo tekst, çdo poezi, çdo gjë për të cilën kam ëndërruar. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa pafundësisht i dashuruar jam me ty. S’mund të kaloj as edhe një sekondë këtu në Tokë pa mrekullinë e të paturit ty gruan time. Jam kaq i lumtur. Je më e bukura, brenda dhe jashtë, në të gjithë botën. S’mund të jem më shumë falenderues se kaq që Zoti na bashkoi. Të dua Demi. Do ta vlerësoj gjithmonë shpirtin tënd të pasur dhe të bukur.”
View this post on Instagram
Demi dhe aktori dhe këngëtari amerikan janë bashkë prej pak kohësh. Nuk dihet saktësisht kur nisën romancën e tyre, por lidhja u bë publike në mars, kur e zbuluan padashje marrëdhënien në Instagram.