Pavarësisht sa kremra përdorim për t'u mbrojtur ka raste që nuk i shpëtojmë dot asaj skuqjes së tmerrshme të ditëve të para të plazhit. Aty, kuptojmë që e kemi tepruar me qëndrimin për orë të tëra në det dhe shpëtimi i vetëm na duket kosi në mbrëmje, kastraveci ose xheli i aloe veras. Mirëpo ekzistojnë edhe disa metoda të tjera, të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë gjatë atyre ditëve të tmerrshme.
Së pari, është përdorimi i menthol-it, përbërës organik i krijuar sintetikisht ose i marrë nga gjethet e mentes dhe vajrave të ndryshme. Përgjithësisht, shkumat që përdorin meshkujt për t’u rruajtur përmbajnë mentol, për shkak se e bën lëkurën më të butë dhe e mbron nga infeksionet.
Shumë gra thonë se një produkt i tillë bën punë kur vjen puna tek djegiet nga dielli. Mjafton ta lyeni sipërfaqen me pak shkumë dhe ta lini të veprojë për 30 minuta. Përsëriteni procedurën 1 herë në ditë.
Së dyti, mund të përdorni çajin jeshil, të pasur me molekura antioksidante të njohura gjerësisht për vetitë e tyre anti-inflamatore. Vendosni bustinën e çajit jeshil në një enë me ujë të ftohtë dh prisni që përbërësit të depërtojnë në ujë. Më pas, lyeni zonat problematike dhe përsëriteni këtë veprim çdo 2-3 orë.
Së treti, lëkurë patateje: Ju duhet thjesht të ndani një patate në feta të holla, të cilat më pas t’i vendosni në trup. Qëndroni shtrirë rreth 1 orë duke i lënë copat të veprojnë sa më gjatë.
Burimi: Bright Side