Buzëkuqi i Alexandria Ocasio-Cortez (AOC), një grua qe nga kamariere fitoi zgjedhjet në distriktin e 14 në New York dhe prej kohësh përflitet për fjalimet e fuqishme dhe kritikuese, është ndoshta një nga gjërat më pak të rëndësishme për të, por kjo s’do të thotë që të mos diskutohet, për sa kohë mbart edhe një qëllim, përveç estetik.
Sipas Racked, buzëkuqi i AOC po shihet si simbol i ndryshimit në politikën amerikane. Nisur nga fakti që në politikë, prezantimi ka rëndësinë e vetë, duket se Alexandria ka për qëllim të jetë dhe të përfaqësojë një gjë ndryshe – një epokë ku gratë nuk shihen dhe nuk diskutohen për ngjyrën e buzëve apo mënyrën si vishen.
Përpos vendoses së buzëkuqit karakteristik, Alexandria ka postuar edhe foto pa grim dhe në të dyja rastet, komentet e ndjekësve kanë qenë pozitive. Disa e përgëzojnë për fuqinë që transmeton përmes ngjyrës së buzëkuqit.
Alexandria Ocasio-Cortez, 30 vjeçe, fitoi zgjedhjet në distriktin e 14 në New York, duke hyrë në histori si personi më i ri që fiton një vend si përfaqësuese në Kongres. Kjo është hera e parë që Ocasio-Cortez kandidon dhe e nisi fushatën teksa punonte si kamariere. Si e bija e një emigranti puerto-rikan, Ocasio-Cortez premtoi të punonte për shpërbërjen e ICE – agjencisë përgjegjëse për trajtimin çnjerëzor të emigrantëve në kufi – shërbim mjekësor falas për të gjithë, dhe kolegje publike falas.
Fjalimi i saj i fuqishëm në Kongres për komentet seksiste u diskutua gjatë.