Shqipëria

Një Kurban Bajram ndryshe: Si festojnë sot besimtarët

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2020

Një Kurban Bajram ndryshe: Si festojnë sot besimtarët
Foto ilustruese

Sot, besimtarët muslimanë festojnë Kurban Bajramin, por këtë vit ndryshe nga herët e tjera. Në vendin  tonë, 31 korriku nisi me faljen në xhami, rit që këtë vit u krye nën protokoll të veçantë për parandalimin e përhapjes së Covid-10.

Njerëzit janë përpjekur të ruajnë distancën dhe kanë vendosur maskë, si masa kryesore që duhet ndjekur gjatë kësaj periudhe. Rregulla të njëjta janë ndjekur në çdo vend të botës. Që nga momenti që u vendos rihapja e xhamive dhe kishave, një protokoll i veçantë ju shtua për t'i bërë besimtarët dhe gjithë të tjerët të jenë të sigurtë teksa kryejnë ritet e tyre.

Rregullat kryesore që duhen respektuar:

Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.

Të mbahet maska nga çdo besimtar.

Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.

Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.

Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.

Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.

Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të cdo xhamie.

Burimi: Balkan Web