Beauty

Ç’kuptim ka lapsi i zi poshtë syve të Zayn Malik

Shkruar nga Anabel

2 Gusht 2020

Ç’kuptim ka lapsi i zi poshtë syve të Zayn Malik

Zayn Malik u rikthye në Instagram në fund të korrikut, saktësisht pas gati dy muajsh që nuk postonte asnjë foto. Selfie i Zayn ishte paksa e pazakontë dhe konfuzoi ndjekësit.

Zayn postoi një foto ku duket sikur është “grimuar”, pasi poshtë syve ka vendosur laps të zi. Të shumtë qenë njerëzit që bënë shaka me faktin që Malik ka vendosur penel poshtë syve, ndërsa të tjerë zbuluan se çfarë fshihej pas “grimit”.

Ç’kuptim ka lapsi i zi poshtë syve të Zayn Malik

“Hej njerëz, nuk është penel. Quhet Surma dhe ne muslimanët e vendosim për Bajram dhe raste të tjera,” shkroi dikush. “Nuk është penel, është Surma që vendosin edhe burrat edhe gratë për Bajram. Është traditë e Azisë Jugore.”

Në fakt, fotoja e Zayn u postua më 31 korrik, ditën e Kurban Bajramit. Kujtojmë se Zayn ka lindur në Bradford, West Yorkshire, Angli. Babai i tij, Yaser Malik, është një pakistanez britanik, ndërsa nëna, Tricia Brannan Malik, është gjysmë angleze dhe gjysmë irlandeze, e cila u konvertua në fenë islame pas martesës.

Surma njihet edhe si “Kohl” dhe është pjesë e shumë kulturave në Lindjen e Mesme, Mesdhe, Azinë Jugore, Afrikë etj. Në traditën muslimane, përdoret më së shumti nga burrat gjatë ditëve të shenjta, si Ramazan ose Bajram dhe nënkupton përkushtimin, megjithatë nuk është një praktikë universale.

Ç’kuptim ka lapsi i zi poshtë syve të Zayn Malik