Celebrity

Motrat binjake Brie dhe Nikki Bella bëhen nëna në të njëjtën kohë

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2020

Motrat binjake Brie dhe Nikki Bella bëhen nëna në të

Motrat Nikki dhe Brie Bella, të njohura edhe si The Bella Twins, sollën në jetë fëmijët e tyre, në të njëjtën kohë, pothuajse në të njëjtën ditë.

Nikki Bella njoftoi se ajo dhe partneri i saj, Artem Chigvintsev, u bënë prindër të një djali. Sipas postimit të saj në Instagram, djali, emri i të cilit nuk është zbuluar ende, erdhi në jetë më 31 korrik. “S’mund të jemi më të lumtur dhe më të dashuruar,” shkroi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nikki Bella (@thenikkibella) on

Bella dhe Chigvintsev u takuan për herë të parë në vitin 2017 në “Dancing with the stars”. Asokohe, Bella ishte e fejuar me kampionin e WWE, John Cena, më të cilin u nda në korrik të vitit 2018.

Motrat binjake Brie dhe Nikki Bella bëhen nëna në të

Nga ana tjetër, Brie Bella dhe bashkëshorti, Daniel Bryan, u bënë prindër për herë të dytë. “Është djalë. 1 gusht 2020,” shkroi ajo. Brie dhe Daniel kanë edhe një vajzë tjetër 3-vjeçare, Birdie Joe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brie Bella (@thebriebella) on

Ish-mundëset profesioniste të WWE zbuluan se ishin shtatzënë në të njëjtën kohë në janar të këtij viti. “Prit, motra binjake që janë shtatzënë në të njëjtën kohë? Njerëzit do të mendojnë se kjo është shaka. Jemi të dyja të habitura. Do të mendojnë se e kemi planifikuar, por nuk mund ta planifikoni 100% shtatzëninë,” tha Brie për People.