Social Buzz

Ekonomistët thonë se udhëheqëset gra e kanë përballuar më mirë pandeminë

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2020

Ekonomistët thonë se udhëheqëset gra e kanë

Tashmë, është një fakt që lideret femra e kanë përballuar më mirë pandeminë dhe shtetet përkatëse ja kanë dalë mbanë më mirë se shumë vende të tjera, por ekonomistët kanë edhe disa arsye për këtë.

Së pari, është mënyra empatike e lidershipit dhe vendimmarrja e bazuar mbi shkencë, si dhe politikat risk-averse, pra shamngëse të rrezikut.

Vetëm 19 nga gjithë shtetet e botës janë të drejtuara nga gra, kështu që ekonomistët vunë secilin nga këto shtete përballë një shteti, që ka drejtues një burrë dhe bënë një analizë krahasuese lidhur me ekonominë, popullsinë dhe sistemin e shëndetësisë.

Ata zbuluan se shtetet e drejtuara nga gra, e shpallën karantinën shumë më herët se vendet e tjera dhe pas shumë pak rastesh me Covid-19 në vend. Si rezulat, patën një numër më të vogël rastesh dhe viktimash në tërësi.

Zelanda e Re, madje e eleminoi koronavirusin që në fillimet e qershorit, nën drejtimin e kryeministres Jacinda Ardern. Ajo u bë kryeministrja grua më e re në moshë, kur ishte 37 vjeç.

Ekonomistët thonë se udhëheqëset gra e kanë
Jacinda Ardern

Rezultatet thonë se gratë drejtuese kanë më pak gjasa të rrezikojnë jetët e njerëzve, por janë më të gatshme të marrin përsipër rreziqe, kur bëhët fjalë për ekonominë. (American Economic Review, 1999)

Ndërsa, një studim i 1990 nga Eagly & Johnson, thotë se gratë i përshtaten më mirë një stili demokratik dhe përfshirës lidershipi.

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg është duartrokitur nga të gjithë për vëmendjen që i kushtoi fëmijëve në lidhje me Covid-19.

Ekonomistët thonë se udhëheqëset gra e kanë
Erna Solberg

Kancelarja, Angela Merkel, i dha publikut shpjegime të qarta dhe shkencore për gjithë politikat që do ndiqnin dhe vendimet që do të merrnin.

Ekonomistët thonë se udhëheqëset gra e kanë
Angela Merkel

Studimet nëse ndarja burrë-grua përbën ndryshim në sjelljen e lidershipit janë tepër të diskutuara, por këto studime sjellin një tjetër këndvështrim për mënyrën se si u përballua dhe po vazhdon të përballohet pandemia në botë.

Burimi: World Economic Forum