Instagramming

Sara Hoxha iu përgjigjet atyre që mendojnë se 'duket ndryshe dhe jo origjinale'

Shkruar nga Anabel

13 Gusht 2020

Sara Hoxha iu përgjigjet atyre që mendojnë se 'duket ndryshe

Rikthehemi sërish tek çështja më e diskutuar e Instagram-it: të qënit origjinal! 

Kësaj here, ishte radha e Sara Hoxhës për t'i kthyer përgjigje një prej ndjekësve që i propozon të qëndrojë origjinale, pasi fytyra e saj ka ndryshuar shumë pas ndërhyrjeve.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Pak orë më parë, Sara postoi një foto në llogarinë e saj të Instagram-it, ku ndjekësit nuk vonuan t'i vinin në pah "ndryshimet" e ndodhura në fytyrën e saj.

Sara Hoxha iu përgjigjet atyre që mendojnë se 'duket ndryshe

"Ti ishe e mrekullueshme përpara, ashtu je dhe tani, por atëherë ishe origjinale. Tiparet në fytyrën tënde kanë ndryshuar shumë. Kujdesi për veten si brenda dhe jashtë janë të nevojshme dhe të rëndësishme. Ji krenare për tiparet e fytyrës tënde dhe çfarë ke marrë nga prindërit e tu. Ji origjinale dhe jo një prodhim mase."

Sara Hoxha iu përgjigjet atyre që mendojnë se 'duket ndryshe

Në përgjigjen e saj, Sara i kujtoi se ndryshimi thelbësor i saj ka qenë trupi që në moshën 18-vjeçare, prandaj shumë tipare të fytyrës kanë marrë tjetër formë që atëherë.

"E di se çfarë po thua. Edhe unë mendoja si ty dikur. Unë kam ndryshuar komplet trupin që kur isha 18-vjeç. Isha më delikate atëherë sesa tani. Kam trashëguar shumë gene të tjera nga prindërit e mi, prandaj dyshoj se botoksi apo fillera-t kanë më shumë rëndësi. Ne veshim të njëjtat këpucë, të njëjtat rroba dhe jemi pjesë e një platforme të mbushur me prodhim për masën. Pse duhet të insistoj kaq shumë tek të qënit "origjinal" kur mund të kujdesem për diçka që do të më bëjë të ndihem më mirë me veten? Të gjithë bëjnë zgjedhjet e tyre, e imja qëlloi të kishte pak juvaderm."- shkruan Hoxha.