Celebrity

John Legend dhe Chrissy Teigen, në pritje të fëmijës së tretë

Shkruar nga Anabel

14 Gusht 2020

John Legend dhe Chrissy Teigen, në pritje të fëmijës së

John Legend dhe Chrissy Teigen do të bëhen prindër për herë të tretë dhe lajmi surprizë u zbulua në mënyrën më të këndshme të mundshme. John publikoi këngën “Wild”, në të cilën shfaqet së bashku me Chrissy-n.

Pikërisht në momentin kur të gjithë menduam se peizazhet piktoreske me kuajt që vrapojnë në plazh nuk mund të ishin më të bukura, Chrissy dhe John përqafohen në fund të këngës dhe shfaqet kjo foto:

John Legend dhe Chrissy Teigen, në pritje të fëmijës së

John dhe Chrissy nuk kanë reaguar ende, megjithëse burime për People, E! News, Entertainment Tonight dhe Us Weekly konfirmojnë shtatzëninë.

Çifti u njoh 14 vite më parë. Ata janë të martuar që prej vitit 2013 dhe kanë dy fëmijë, vajzën 4-vjeçare Luna dhe djalin Miles, 2 vjeç.

John Legend dhe Chrissy Teigen, në pritje të fëmijës së