Celebrity

Çfarë po ndodh? Angelina NUK do që divorci me Brad të marrë fund

Shkruar nga Anabel

24 Gusht 2020

Çfarë po ndodh? Angelina NUK do që divorci me Brad të

Angelina Jolie dhe Brad Pitt po përpiqen të ndahen që prej 2016-ës, por gjithnjë ndodh diçka dhe proçesi ndalon! Së fundmi, Jolie ka kërkuar që gjykatësi që merret me çështjen të ndërrohet, po drama po thellohet edhe më. E vërteta është se Angelina Jolie nuk do që divorci të përfundojë. Asnjëherë!

Duke marrë parasysh se ata që lëndohen më shumë nga e gjithë kjo janë fëmijët, burime pranë ish-çiftit thonë se aktorja është duke bërë një lojë. 

"Kjo është një lojë që ajo po luan. Eshtë ajo që i ka fëmijët pjesën më të madhe të kohës dhe po përpiqet t'i mbajë sa më gjatë të jetë e mundur."

Çfarë po ndodh? Angelina NUK do që divorci me Brad të

Nga ana tjetër, thuhet se ylli i filmave ka një raport dashuri-urrejtje për Brad, një tjetër arsye pse nuk do që ky divorc të përfundojë njëherë e mirë.

Skuadra e Angelina-s e mohon diçka të tillë duke thënë se nuk ka njeri më të interesuar se ajo që kjo histori të mbyllet. 

Çështja e divorcit vazhdon të mbetet një lëmsh i madh dhe ende s'dihet çfarë do të ndodhë, por të paktën dyshja po përpiqet t'i mbajë fëmijët sa më larg kësaj historie të jetë e mundur.

Burimi: Cosmopolitan