Celebrity

Një trekëndësh dashurie: Maluma-Natalia-Neymar

Shkruar nga Anabel

27 Gusht 2020

Një trekëndësh dashurie: Maluma-Natalia-Neymar

Çifti i ri, futbollisti Neymar dhe modelja Natalia, së fundmi kanë festuar 1-vjetorin e lidhjes së tyre, por mesa duket ka përsëri drama mes tyre dhe Maluma-s, ish-të dashurit të modeles.

Këngëtari 26-vjeçar, Maluma, ka publikuar prej pak kohësh, këngën me  titull “Hawai", për të cilën, të gjithë janë të bindur se është një dedikim për ish-të dashurën e tij, Natalian.

Mesa duket, këngën e ka “pëlqyer” edhe i dashuri aktual i modeles, Neymar. Pas një fitoreje në ndeshje futbolli, ai shfaqet duke kënduar dhe qeshur me miqtë e tij të skuadrës, nën tingujt e këngës “Hawai”, që krijon idenë se futbollisti po tallet apo po ironizon këngëtarin, ndërkohë që duket se disa prej shokëve të tij, po përpiqen mbajnë të qeshurën.

Videoja është publikuar nga Angel Di Maria. Pas publikimit të saj, Maluma mbylli llogarinë e tij të Instagram. Maluma dhe Neymar kanë qenë miq, por nuk dihet a vazhdon ende marrëdhënia miqësore mes tyre.

Një trekëndësh dashurie: Maluma-Natalia-Neymar

Kënga dhe videoklipi i ri i Malumës, mesa duket, hodhi dritë mbi ndjenjat e tij pas ndarjes.

Videoja nis me “të dashurën” e Malumës, që i thotë atij:

“Kjo lidhje po bëhet toksike.”

Në fillim të këtij viti, Natalia tha në një intervistë se marrëdhënia e saj e mëparshme (referuar lidhjes me Malumën), u shndërrua në “toksike”, sepse ajo po jepte 100 përqind, por po merrte vetëm 20 përqind në kthim.

Edhe detaje të tjera në klip, duket se tregojnë për lidhjen e këngëtarit me modelen.

Natalia, tha gjithashtu tha se ndarja ka qenë paqësore dhe se ajo “e do shumë Juan Luis (Maluma-n), por tani duhet të marrin kohë për veten dhe për karrierën e tyre, që të mund të vazhdojnë të rriten invidualisht dhe artistikisht."

Modelja dhe Neymar u shfaqën në kopertinën e GQ Rusi në maj, pas konfirmimit të lidhjes së tyre në shkurt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ναtαlι?α Bαrulι?ch ? (@natalia) on

Burimi: The Sun