Social Buzz

Iluzionisti më i famshëm i TikTok do t’ju bëjë të besoni në magji

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2020

Iluzionisti më i famshëm i TikTok do t’ju bëjë të

Mund të na ketë ndodhur jo pak herë, të shohim truke iluzionistësh në televizor, por si këto të Zach, nuk keni parë asnjëherë. Me gjetje të veçanta dhe video të kuruara, ai është bërë viral në TikTok, duke u renditur në Top 5, të përdoruesve më të ndjekur.

Zachary Michael King është 30 vjeç dhe ka nisur të postojë video në YouTube, që në vitin 2008, më pas në Vine, në fillim të vitit 2013 dhe tani, edhe në TikTok, që prej vitit 2016.

Si fitues i shumë konkurseve në Amerikë dhe vende të tjera të botës, ai ka gjithë ekpseriencën dhe talentin për të na lënë pa fjalë. Përveçse iluzionist, Zachary është edhe “film-maker”, gjë që e ndihmon atë t’i perfeksionojë edhe më shumë videot e tij.

Ju mund t'i shihni videot e tij në YouTube, në kanalin "Zach King", por iluzionisti është më aktiv në TikTok. Për disa prej tyre iluzioneve të tij, ai shpjegon edhe prapaskenat, të cilat janë një punë e madhe dhe me shumë detaje.

- Këtu, ai "transferon" fëmijët nga shtëpia në një zonë të vërtetë kampimi:

- Si e bëri këtë? Jua tregon po ai:

@zachking

Everyone was asking how I made the indoor camping video, so here you go! Like if you want to see more ##bts like this ?? ##behindthescenes

? original sound - zachking

- Ky po që është një takim interesant pune:

@zachking

Sorry @mythical for ruining the meeting ? ##workfromhome

? original sound - zachking

- Një nga iluzionet më të shpeshta që Zach krijon, janë ato të ndryshimit të madhësisë së objekteve apo vendndodhjes reale të tyre:

@zachking

Anybody else have this little problem? ##weird ##magic

? original sound - zachking

- Fama që ka marrë, i ka sjellë edhe disa video me të famshëm si Selena Gomez apo Jason Derulo:

@zachking

Pulling a trick on @jasonderulo ##pool ##magic

? Take You Dancing - Jason Derulo