Shumë gjëra të pazakonta ndodhën në eventin e pazakontë të MTV-së së këtij viti. Mes tyre ishte dhe fytyra e gjakosur e The Weeknd. Nuk mund të të shpëtonte "fytyra e tij e plagosur", por para se t'ju shpjegojmë arsyen, po ju themi se këngëtari është shëndoshë e mirë.
Nëse i keni parë videot e fundit të Abel, do ta keni vënë re se tema aty është me tone dramatike. Në videon e "Blinding Lights" , ai shfaqet teksa i jep makinës i dehur dhe më pas me fytyrë të gjakosur. Për të promovuar muzikën e re, këngëtari shfaqet prej muajsh me këtë make up.
Ndërsa dje, pasi fitoi "Kënga R&B" më e mirë, Abel dha një mesazh të veçantë që lidhej me jetët e humbura të njerëzve me ngjyrë.
"Eshtë shumë e vështirë për mua ta shijoj këtë moment. Thjesht dua të them, drejtësi për Jacob Blake dhe Breonna Taylor."
Burimi: Marie Claire