Sezoni i ri televiziv pritet të sjellë një tjetër format në emisionet shqiptare. "Fundjavë Ndryshe", tani do të jetë çdo ditë në ekran. Duke filluar nga shtatori, "Fundjavë Ndryshe do të vijë me rrëfime historish suksesi, frymëzimi dhe fillime të reja për familje në nevojë.
Arbër Hajdari, themeluesi i "Fundjavë Ndryshe" e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, duke njoftuar nisjen e programit të ri të quajtur "Historia e Fundjavës".
View this post on Instagram
Formati i ri do të transmetohet në ekranin e Tv Klan dhe Klan+ në dy orare. Gjatë javës në 12:30 ndërsa të dielave në orën 20:00.
"Historia e Fundjavës" do të vijë në bashkëpunim me gazetaren Mirela Milorin ku do të trajtohen histori nga më të ndryshmet të njerëzve dhe familjeve në nevojë, duke përcjellë shpresë përmes surprizave.