Social Buzz

Kjo vajzë vendosi të hakmerrej kështu ndaj ish- të dashurit, por disa njerëz thonë se e teproi

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2020

Kjo vajzë vendosi të hakmerrej kështu ndaj ish- të dashurit,

Destiny, një vajzë që pretendon se u tradhtua nga i dashuri i saj, tregon se çfarë bëri për t’u hakmarrë dhe për “të marrë veten pas ndarjes”.

Ajo thotë se kjo ishte hera e dytë që ai e bënte këtë dhe se Destiny ia kishte falur tradhtinë herën e parë.

Kur erdhi momenti për t’i kthyer disa nga sendet dhe rrobat e tij të dashurit, 20-vjeçarja vendosi t’ja sillte ato, por pak më ndryshe.

“Kjo ndodh kur tradhton dy herë një vajzë që pëlqen xixat", shkruhet në fillim të videos.

Në klip, Destiny shihet e ulur në makinën e saj me një kuti, ku ndodhen gjërat e ish-të dashurit, përfshirë një xhaketë sportive, disa bluza dhe një varëse.

Më pas, ajo fillon të spërkasë secilën nga veshjet me spray flokësh dhe e mbush të gjithë kutinë me shumë xixa.

Në një video të dytë ajo shpjegon se më parë, i dërgonte letra dashurie me disa xixa në to, prandaj kur të shihte kutinë, do të ishte si një “shuplakë në fytyrë” për të.

Postimi viral në TikTok ka marrë mbi 2.5 milionë pëlqime dhe mijëra komente.

Disa përdorues shkruajnë:

“Vajza, përdorni xixa “Extra Fine” sepse nuk do ikin kurrë.”

“Nuk ia vlen që t’i japësh atij kaq vëmendje.”

“Ai nuk duhet të kishte mashtruar, ndërsa ti duhet të hidhje më shumë xixa, pastaj ngjitës, pastaj xixa dhe prapë ngjitës.”

Ndërkohë, të tjerë mendojnë se videoja është e tepërt [?]

“Edhe ky veprim është toksik, por ju nuk jeni gati për këtë bisedë.”

Dhe një tjetër shkruan:

“Pse njerëzit duhet të bëjnë veprime të tilla pas një ndarjeje? Bëhuni njerëz më të mirë dhe vazhdoni përpara.”