Hërën e fundit që dëgjuam diçka nga Cozman, (pas kapitullit të mbyllur me Tunën) ishte janar i 2019-ës, kur reperi bëri me dijeni që është larguar nga grupi historik Babastars, për shkak të ca mosmarrëveshjeve që lidheshin me "interesat e tyre personale".
Që atëherë, emri i Cozman është dëgjuar pak (për të mos thënë fare) nëpër portale. Ç'bëhet sot me të?
Nga ç'na lejojnë hulumtimet në Instagram, Cozman duket për mrekulli. Me disa kilogramë më shumë dhe në super formë fizike, reperi është përshtatur mirë me jetën e re në Londër.
View this post on Instagram
Mbështet nismat e Instagram-it si #BlackTuesday, bën shumë selfie dhe i jep këshilla njerëzve të bëjnë kujdes me Covid-19. Perfekt!
View this post on Instagram
Përsa i përket muzikës, s'duken gjëra të reja në horizont. Ndoshta një thirrje e brendshme i kërkon të merret me të tjera ëndrra.
View this post on Instagram
Gjithsesi, nëse ju kishte marrë malli, kujtojeni me "Fenix-in" e famshëm!