Zac Efron ka një të dashur të re, që si për ironi quhet Vanessa, por jo ajo që mund t'ju ketë kaluar nëpër mend. E dashura e re e aktorit është një modele australiane dhe së fundmi janë parë shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit.
Nuk dihet ende prej sa kohësh Zac dhe Vanessa po jetojnë romancën e tyre, por për herë të parë janë parë bashkë në korrik. Për flirtin e ri të aktorit dihet shumë pak, por e rëndësishme është që aktualisht ajo dhe Zac po qëndrojnë bashkë!
Në rast se jeni kuriozë për listën e romancave të Zac po ju kujtojmë se ylli i "High School Musical" ka qenë i lidhur me Halston Sage, Olympian Sarah Bro, aktoren Alexandra Daddario, aktoren Michelle Rodriguez dhe sigurisht, Vanessa Hudgens, ish-kolegen në filmin e famshëm.
Burimi: Cosmopolitan