Celebrity

Ndahen Cardi B dhe Offset, pas 3 vitesh martesë

Shkruar nga Anabel

16 Shtator 2020

Ndahen Cardi B dhe Offset, pas 3 vitesh martesë

Cardi B dhe Offset duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Sipas burimeve të People, Us Weekly, TMZ dhe The Blast, Cardi B ka paraqitur kërkesën për divorc. Nuk dihet ende se çfarë e shtyu këtë vendim, por sipas burimeve, “Offset dhe Cardi kanë vendosur të vendosin vajzën e tyre, Kulture, në radhë të parë”.

Burime të People thonë se Offset e tradhtoi sërish Cardi-n, ndonëse reperët nuk kanë komentuar dhe konfirmuar publikisht.

Cardi dhe Offset janë përballur me periudha problematike në të kaluarën. Në dhjetor të vitit 2018, Cardi u shpreh në Instagram se do të divorcohej pas 1 viti martesë duke thënë: "Nuk është faji i askujt, thjesht mbaroi dashuria. Ne nuk jemi më bashkë. Mund të duhet pak kohë për t’iu drejtuar divorcit. Do të kem gjithmonë dashuri për të, sepse është babai i vajzës sime.”

Dy javë më pas, Offset e surprizoi atë në Rolling Loud Festival me një buqetë masive me lule ku i kërkonte që të kthehej me të. Më vonë, Cardi pranoi se ai e tradhtoi, por u përpoqën t’i zgjidhnin problemet mes tyre. Në një intervistë për Vogue në 2019-n, Cardi konfirmoi thashethemet e tradhtisë dhe shpjegoi pse vendosi të qëndronte me Offset.

"Kur unë dhe im shoq patëm ato problemet tona, e ke parasysh, historia e tradhtisë dhe gjithë këto, unë vendosa të qëndroj me të dhe shumë njerëz u mërzitën me mua, shumë gra u ndjenë të zhgënjyera nga unë. Po kjo është jeta e vërtetë. Nëse ti e do dikë dhe nuk je me të, atëherë bie në depresion. Rrjetet sociale të thonë të mos flasësh me të, por ti deri në momentin që bisedon përballë nuk je e lumtur nga brenda. Pastaj, nëse kthehesh, të thonë 'si guxove' apo 'na zhgënjeve të gjithëve'. Njerëzit që janë të martuar prej vitesh e dinë mirë që në fillim thonë me plot gojën 'derisa vdekja të na ndajë'. Epo kur e thonë këtë nuk e kanë fjalën për debate të vogla si 'pse e le derën e frigoriferit hapur'. Ajo frazë përfshin çdo gjë."