Lëkura

Sipas njerëzve, këto shirita për pikat e zezat funksionojnë vërtet!

Shkruar nga Anabel

16 Shtator 2020

Sipas njerëzve, këto shirita për pikat e zezat funksionojnë

Nëse jeni në këtë artikull, do të thotë se edhe ju keni pika të zeza, kryesisht në hundë dhe zonën e mjekrës dhe e dini sa të bezdisshme mund të bëhen në lëkurë.

Fatmirësisht, bazuar në vlerësimet që njerëzit i kanë bërë këtyre shiritave për tërheqjen e poreve, ato funksionojnë vërtet dhe mund të jenë shpëtimi juaj njëherë e mirë!

Këto shirita do të heqin papastërtitë, yndyrën dhe qelizat e vdekura të lëkurës pa bërë ndonjë dëm, duke i bërë ato një alternativë më të sigurt për heqjen e pikave të zeza.

Sidoqoftë, disa prej tyre mund të jenë irrituese, prandaj është e rëndësishme të kuptoni se cila do të funksionojë më mirë për nevojat e lëkurës tuaj.

Nëse poret tuaja kanë nevojë për një pastrim të thellë, duhet të kërkoni opsione që kanë përbërës si qymyr aktiv ose lajthi, që heqin bakteret.

Ndërsa njerëzit që kanë pore të mëdha duhet të zgjedhin shiritat thithës të vajit/yndyrës, që janë formuluar për të zvogëluar pamjen e poreve kur të përfundojnë pastrimin e tyre.

Dhe nuk janë vetëm përbërësit që duhet t’i kushtoni vëmendje; gjithashtu duhet të keni parasysh formën dhe madhësinë e shiritave të poreve. Dhe nëse po kërkoni të hiqni pikat e zeza dhe poret e bllokuara në hundë, mjekër ose në ballë, merrni parasysh një set që ka shirita të krijuar posaçërisht për tu përshtatur në secilën pjesë të fytyrës tuaj.

Sipas klientëve dhe seleksionimit nga InStyle, këto janë 10 produktet më të mira për pikat e zeza:

1. Opsioni i klasifikuar si më i mirë:

Biore The Original Deep Cleansing Pore Strips

2. Më i miri për pore të mëdha:

 Peace Out Pore Treatment Strips

3. Seti më i mirë për gjithë fytyrën:

Pacifica Cosmic Vanish Pore Strips

4. Më i miri, me 3-hapa:

 TonyMoly Strawberry Nose Pack  

5. Opsioni më i mirë me qymyr:

 Biore Charcoal Deep Cleansing Pore Strips

6. Opsioni me çmimin më të mirë:

 Biore Witch Hazel Ultra Deep Cleansing Strips

7. Opsion më i shtrenjtë:

Boscia Pore Purifying Black Charcoal Strips

8. Opsioni më i mirë për pastrim të thellë:

Formula 10.0.6 Down to the Pore Strips Pack

9. Opsioni më i mirë hipoalergjik:

 Jolvka Blackhead Pore Strips 

10. Opsioni më i mirë Oversized:

 TonyMoly Tako Pore One Shot Nose Pack