Celebrity

Kërkesa për divorc: Cardi B reagon për herë të parë

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2020

Kërkesa për divorc: Cardi B reagon për herë të

Cardi B paraqiti së fundmi kërkesën për t’u divorcuar nga partneri i saj prej tri vitesh, reperi i Migos, Offset, dhe fill pas aludimeve të shumta, me në qendër tradhtinë, Cardi reagoi për herë të parë përmes përmes një videoje në Instagram.

Në fillim, ajo falenderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre dhe u shpreh se divorci nuk ka lidhje me tradhtinë e së kaluarës.

“Të gjitha herët kur ky djalë është çmendur, e ka dreqosur dhe ka dalë nëpër media, kam qarë gjithnjë, kam qenë e trishtuar, sepse nuk më pëlqejnë këto lloj budallallëqesh. Këtë herë, nuk po qaj. Doni ta dini pse? Arsyeja e divorcit nuk ka lidhje me ato që më kanë ndodhur më parë. Nuk ka lidhje me tradhtinë.” – tha ajo.

Cardi u shpreh se ata thjesht kanë vendosur të ecin në rrugë të ndryshme.

“U lodha duke patur zënka. U lodha duke mos i parë gjërat në sy. Kur e ndjen se nuk është më si më parë, përpara se të tradhtohesh me të vërtetë, më mirë largohu.”

Cardi dhe Offset janë prindër të Kulture, vajzës së tyre 2-vjeçare. Gjarë raportit, dyshja është përballur me periudha problematike.