Instagramming

Rikthimi ndryshe i Loredanës: ‘Doja të thoja diçka, por nuk më lejohej të thoja asgjë’

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2020

Rikthimi ndryshe i Loredanës: ‘Doja të thoja diçka, por

Pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale (Instagram), Loredana është rikthyer përsëri.

Ajo ka fshirë gjithë postimet e saj të mëparshme, tashmë ndjek vetëm një person në profilin e saj (të bijën, Hana Aliu) dhe ka bërë disa lajmërime nëpërmjet postimeve të saj të reja:

- Ajo ka nisur shitjen paraprake ekskluzive të turneut të saj muzikor për vitin 2021.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana) on

Pas njoftimit për një turne dhe ndryshimeve që janë bërë, lajmi i dytë është edhe më interesant:

“Doja të thoja diçka, por nuk më lejohej të thoja asgjë.– Kjo fjali nuk është një rresht, por përshkrimi i jetës sime gjatë 18 muajve të fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time.” #Medusa, përfundon këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana) on

Interpretimi më i zakonshëm  i Medusës sugjeron që ajo është një simbol, i cili përdoret për të mbrojtur dhe larguar negativitetin, ashtu si “syri i keq modern”. Ajo përfaqëson një kërcënim të rrezikshëm që ka për qëllim të parandalojë kërcënime të tjera të rrezikshme, një imazh i së keqes për të sprapsur të keqen. (via MetMuseum)

Loredana do të publikojë sot këngën e re, në 23:59. Këtë e bëri të ditur me postimin e fundit, ku shfaqet me një pamje tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Flokë të zinj dhe më të shkurtër se parë:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana) on

Ndërkohë më 11 dhjetor, do të publikohet edhe albumi i ri i këngëtares. Lajm, të cilin e bëri të ditur kompania Modus Mio:

"Mbreterësha Lori është rikthyer për të mbrojtur fronin e saj."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Modus Mio (@modusmio) on