Instagramming

Gjejeni pak me kë ka bërë paqe Loredana!

Shkruar nga Anabel

22 Shtator 2020

Gjejeni pak me kë ka bërë paqe Loredana!

2020 ka ndërmend të na surprizojë deri në fund! Tani, besojeni ose jo, Loredana ka bërë paqe me zonjën zvicerane që e akuzoi për vjedhje një vit më parë! 

Gjejeni pak me kë ka bërë paqe Loredana!

Petra Z dhe bashkëshorti i saj e akuzuan këngëtaren se i kishte zhvatur rreth 1 milion franga dhe e ndoqën këmba këmbës çdo lëvizje të saj, deri më tani. Gjërat duket se kanë ndryshuar dhe ashtu si papritur reperja postoi foton që njerëzit më pak prisnin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana) on

Ajo dhe Petra Z duke u përshëndetur gjithë përzemërsi gjatë një video call-i. Në përshkrimin e fotos, Loredana shkruan vetë një datë: "01.09.2020 " dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është nisja e një kapitulli të ri mes tyre.

Madje, sipas Bild, Petra Z dhe Loredana janë parë bashkë në një hotel në Luzern të Zvicrës. Nisur nga çfarë thonë dëshmitarët, ish-armiket qeshën dhe folën gjatë me njëra tjetrën. Fundi i takimit, u mbyll me një përqafim të ngrohtë, që shpjegon edhe më mirë fundin e kësaj historie.

Gjejeni pak me kë ka bërë paqe Loredana!

Çfarë ka ndodhur vërtetë nuk e dimë, por është dukshëm e qartë që zonja zvicerane s'ka më asnjë ankesë kundrejt reperes.